Home / Lajme / Maqedoni / Ivon: Raund të dytë të zgjedhjeve i qetë dhe korrekt me përqëndrim në temat lokale, pa retorikë nacionaliste (VIDEO)

Ivon: Raund të dytë të zgjedhjeve i qetë dhe korrekt me përqëndrim në temat lokale, pa retorikë nacionaliste (VIDEO)

28 mars-Konsideron se është shumë herët të jepet vlerësim i plotë për zgjedhjet. Përshtypjet, ndërkohë, siç theksoi, bazohen në konkluzionet preliminare të ODIHR-së, në të cilat thuhet se zgjedhjet ishin të realizuara në mënyrë efikase, por ka shumë sfera në të cilat duhet të punohet dhe të jepen rekomandime për shkak të përmirësimeve në të ardhmen.

Ambasadori britanik në Maqedoni Kristofer Ivon pret që raundi i dytë zgjedhor më 7 prill të kalojë në atmosferë të qetë dhe korrekte, pa retorikë nacionaliste por me diskutim për çështjet lokale të cilat janë në dobi të qytetarëve.

“Duhet të priten zgjedhje të qeta dhe korrekte, por gjithsesi se nuk ka garanci për këtë, nuk dimë se çka do të ndodh më 7 prill. Unë shpresoj se do të realizohen qetë dhe në mënyrë efikase, për shkak duam të shohim zgjedhje që i shkojnë në dobi Maqedonisë si vend kandidat për anëtarësim në BE”, tha Ivon, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në pauzën e konferencës “Përmirësimi i kornizës ligjore për mjedisin jetësor në pjesën e shfrytëzimit të ujit”.

Konsideron se është shumë herët të jepet vlerësim i plotë për zgjedhjet. Përshtypjet, ndërkohë, siç theksoi, bazohen në konkluzionet preliminare të ODIHR-së, në të cilat thuhet se zgjedhjet ishin të realizuara në mënyrë efikase, por ka shumë sfera në të cilat duhet të punohet dhe të jepen rekomandime për shkak të përmirësimeve në të ardhmen.

“Gjithsesi se është shumë e rëndësishme që në zgjedhjet të mos ketë dhunë dhe të kalojnë qetë. Duke pasur parasysh ciklet e kaluara zgjedhore, të gjithë shpresonin në zgjedhje të qeta. ky nuk është standard i vetëm për zgjedhje, ka edhe standarde tjera. Mendoj se ODIH-ja mirë i theksoi sferat se ku nevojiten përmirësime. Në qoftë se përqëndrimi në çështjet lokale bëhet i paqartë, atëherë largoheni nga qëllimi i zgjedhjeve lokale. Do të donim të shohim sa më pak retorikë nacionaliste, e sa më shumë diskutim për çështjet lokale dhe shërbimet për qytetarët, gjëra që janë me rëndësi të madhe për njerëzit, familjet dhe bashkësitë e tyre”, tha Ivon.

I pyetur se vallë Maqedonia mund të pret vlerësim pozitiv për zgjedhjet në raportin vijues të Komisionit Evropian, ambasadori britanik thotë se ai nuk e shkruan dhe nuk mund të spekulojë për përmbajtjen e tij.

“Mendoj se ai do të përqëndrohet në ato sfera që u dhan në konkluzionet e Samitit dhjetorit për reformat e BE-së në aspekt më të gjërë, si dhe hapa drejt zgjidhjes së çështjes për emrin, marrëdhënie të mira fqinjësore. mendoj se raporti i Komisioni do të më gjithpërfshirë dhe nuk do të përqëndrohet vetëm në një aspekt të veçantë”, deklaroi ambasadori Kristofer Ivon.

IVON: 7 PRILLI TË KALOJË NË ATMOSFERË TË QETË DHE KORREKTE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *