Home / Lajme / Maqedoni / Ivon : Zgjedhje pa probleme kredi e mirë për Maqedoninë

Ivon : Zgjedhje pa probleme kredi e mirë për Maqedoninë

17 mars-Kjo është gjurmë edhe në nivel rajonal, për shkak se edhe shtetet e tjera do të përcjellin si do të zbatohen zgjedhjet në Maqedoni, një gjurmë ndërkombëtare, për shkak se edhe bashkësia ndërkombëtare do që të shohë zgjedhjet që do të jenë për t’u krenuar dhe jo për t’u shqetësuar”, ka deklaruar ambasadorti britanik Kristrofer Ivon.

“Shpresoj se zgjedhjet do të kalojnë pa problem dhe do të jenë një kredi e mirë për Maqedoninë. Ky aspekt i reputacionit është shumë i rëndësishëm. Slogani është ‘çfarë gjurme do të lëmë’. Kjo është gjurmë të cilën e lë çdo individ, familje, bashkësi dhe komunë. Kjo është gjurmë edhe në nivel rajonal, për shkak se edhe shtetet e tjera do të përcjellin si do të zbatohen zgjedhjet në Maqedoni, një gjurmë ndërkombëtare, për shkak se edhe bashkësia ndërkombëtare do që të shohë zgjedhjet që do të jenë për t’u krenuar dhe jo për t’u shqetësuar”, ka deklaruar ambasadorti britanik Kristrofer Ivon.

Sipas tij diskutimi për zgjedhjet e parakohshme duhet të fillojë menjëherë pas mbarimit të zgjedhjeve lokale. Ai thotë se në këtë aspekt nuk duhet lejuar interpretimet e ndryshme, sepse marrëveshja është shumë e qartë.

“Liderët politikë u pajtuan të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët, memorandum për mirëkuptim, me ë cilët do t’i afrojmë aspiratat e përbashkëta për integrimet euro-atlantike. Kjo është shumë me rëndësi. Kështu që, marrëveshja nuk lidhet me një aspekt të caktuar. Vlera e marrëveshjes, ashtu sikurse e kuptoj unë, mundëson vazhdimin e dialogut në frymë të mirë, për të gjitha opsionet, pa paragjykime. Lidhur me caktimin e datës për zgjedhje të parakohshme, ky diskutim duhet të zhvillohet fill pas mbarimit të zgjedhjeve lokale. Nëse ekzistojnë interpretime të ndryshme, atëherë duhet të pyeten ata që i bëjnë ato. Interpretimi im është shumë i qartë”, ka deklaruar Ivon.

Lidhur me zgjedhjet lokale, ambasadori britanik ka thënë se bashkësia ndërkombëtare do që të shohë zgjedhje me të cilat do të krenohej vendi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *