Home / Sport / Jaja Ture i bën ultimatum Mançester Sitit

Jaja Ture i bën ultimatum Mançester Sitit

Jaja Ture duket se është shumë pranë largimit nga Mançester Siti, pasi ka pasur dje një përplasje të madhe me klubin rreth një kontrate të re. Mesfushori ka një marrëveshje ekzistuese me klubin deri në vitin 2015, por menaxheri i tij pretendon që futbollistit t’i ofrohet një kontratë e re deri këtë të shtunë, në të kundërtën do të nisë bisedimet me klubet e tjera që interesohen për lojtarin.

Sipas asaj që është mësuar, mesfushori 29 vjeçar e ndjen veten të nënvlerësuar në radhët e skuadrës së Mançinit, ndërsa mendon gjithashtu se klubi po e injoron duke mos i ofruar një kontratë të re. Kjo shtyu menaxherin Dimitri Seluk që të bënte një deklaratë mjaft të bujshme për “The Sun”.
“Nuk mendoj se do të qëndrojë te Siti. Kjo gjë do të ndodhë vetëm nëse firmos një kontratë të re brenda katër ditëve të ardhshme. Nëse jo, nuk do të presim më gjatë. Ne do të themi: ‘Faleminderit, por Jaja do të largohet në maj’”, ishte deklarata e tij për gazetën angleze.
“Këtu nuk bëhet fjalë për para. ai dëshiron të largohet për shumë arsye. Ai nuk ndjen respektin e stafit. Të vjen keq që Siti paguan shuma të mëdha por nuk e kupton që marrëdhëniet njerëzore kanë më shumë vlerë se gjithçka. Jaja ndjen se klubi nuk e dëshiron”.
“Ai është i paguar mjaft mirë te Siti dhe është i pari që e pranon një gjë të tillë. Por ai është numri 1 në botë në pozicionin e tij dhe mund të marrë të njëjtën shifër në ndonjë klub tjetër. Ai ka qenë gati të firmoste kontratën e re me të njëjtat kushte financiare në këto 6 muajt e fundit. Nëse klubi do ta kishte dashur me të vërtetë Jaja, do ta kishin ofruar një kontratë të tillë prej kohësh”, deklaroi Seluk.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *