Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska: Nuk do të tolerohet kurrfarë prishjeje e procesit zgjedhor

Jankulloska: Nuk do të tolerohet kurrfarë prishjeje e procesit zgjedhor

Pas përfundimit të zgjedhjeve, paralajmëroi ajo, do të ndërmerren të gjitha masat edhe për sigurimin e kushteve për grumbullimin e rezultateve të votimit dhe për punë të papengueshme të këshilleve zgjedhore dhe komisioneve komunale zgjedhore, si dhe sigurimin e materialit zgjedhor në të gjithat fazat e dorëzimit.

Shtabi operativ republikan që e formoi MPB-ja pëfundoi me përgatitjet për sigurimin e një procesi zgjedhor të qetë, korrekt dhe demokratik gjegjësisht me të gjitha aktivitetet lidhur me sigurimin e fushatës së periudhës parazgjedhore.

Nën shoqërimin e policisë dje është bërë transportimi i materialit të besueshëm zgjedhor nga shtypshkronja në Manastir “Krio Dandaro” deri te selitë e 80 komisioneve zgjedhore komunale. Tani për tani, njoftoi në konferencën për shtyp ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, nuk janë paraqitur as nuk janë regjistruar kurrfarë problemesh.

“Edhe një herë dëshiroj të apeloj qytetarët dhe partitë politike të tregojnë vetëdije të lartë dhe të mos lejojnë të involvohen në çfarëdo incidentesh ose parregullsi. Nuk do të lejohet kurrfarë uzurpimi ose prishje e procesit zgjedhor”, tha Jankulloska.

Në ditën e zgjedhjeve, të dielën, Ministria e Brendshme do t’i sigurojë të gjitha 2.976 vendvotimet nga ora 6 e mëngjesit deri në ora 19.00, gjegjësisht deri në përfundim të procesit zgjedhor. Sigurimi, sqaroi Jankulloska, përfshin sigurinë fizike të objekteve ku ndodhen vendvotimet dhe kalimin deri tek ata gjatë zgjedhjeve, sigurimin fizik të materialeve votuese dhe sigurinë personale të votuesve, kandidatëve, përfaqësuesve partiakë, anëtarëve të Këshillit Zgjedhor, vëzhguesve të akredituar dhe në përgjithësi opinionin.

“Do të ndërmerren të gjitha masat e domosdoshme për eliminimin e kanosjeve potenciale sipas sigurisë në këtë periudhë”, theksoi Jankulloska. Ajo shtoi se do të ndërmerren edhe masa për eliminimin e pengimit, frikësimit ose maltretimit të votuesve, gjatë kanosjeve eventuale të orientuara nga anëtarët e organeve kompetente për zbatimin e zgjedhjeve, vëzhguesve të autorizuara, mediat, parandalimin e mbajtjes së armeve në vende publike, ndërsa të mos lejohet mbajtja e armëve brenda dhe rreth vendvotimeve.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, paralajmëroi ajo, do të ndërmerren të gjitha masat edhe për sigurimin e kushteve për grumbullimin e rezultateve të votimit dhe për punë të papengueshme të këshilleve zgjedhore dhe komisioneve komunale zgjedhore, si dhe sigurimin e materialit zgjedhor në të gjithat fazat e dorëzimit.

Qytetarët që nuk janë të pajisur me dokumente biometrike, njoftojnë nga MPB-ja me të njëjtat do të mund të pajisen edhe gjatë ditës së nesërme. Zyrat e MPB-së gjatë ditës së nesërme do të pranojnë kërkesat për dokumente biometrike nga ora 8.30 deri në 16.30. Ndërsa gjatë ditës së diel do të mund t’i marrin të njëjtat nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 19.00.

Në kuadër të përgatitjeve të këtyre zgjedhjeve, MPB ka përpiluar hartë me vende me rrezik të rritur nga tensionet në bazë të incidenteve të regjistruara gjatë cikleve zgjedhore paraprake dhe në bazë të njohurive dhe informacioneve operative.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *