Home / Sport / Junajtid kërkon ndihmën e “Nike” për të marrë Ronaldon

Junajtid kërkon ndihmën e “Nike” për të marrë Ronaldon

Mançester Junajtid po merr në konsideratë idenë e një oferte për Kristiano Ronaldon, nëse në këtë marrëveshje do të përfshihet edhe kompania amerikane e veshmbathjeve, “Nike”.

Mediat angleze kanë publikuar sot lajmin se zyrtarët e Mançester Junajtid janë takuar të premten me përfaqësueses të “Nike” dhe Ronaldo ka qenë pjesë e rëndësishme e bisedimeve të mbajtura mes palëve.
Takimi i planifikuar kishte si temë rinovimin e sponsorizimit por shumë shpejt, ai u kthye në një diskutim të mirëfilltë të strategjisë për të kthyer përsëri portugezin në “Old Traford”, stadium nga i cili u largua në vitin 2009 për t’iu bashkuar Real Madrid.
Ndonëse Aleks Ferguson ka hedhur publikisht poshtë mundësinë e blerjes së lojtarit portugez, drejtuesit e Mançester Junajtid nuk e përjashtojnë si mundësi, gjithmonë nëse gjejnë një mbështetje të fortë ekonomike për të realizuar këtë transferim që mendohet të ketë vlerën e rreth 100 milionë eurove.
Por fitimet që sjell lojtari më vete, falë marketingut me imazhin e tij, ka bërë që kompania “Nike” të interesohet për ta kthyer atë në Angli dhe mendon se një shifër e tillë do të rikuperohej shumë shpejt nëse CR7 do kthehej të vishte përsëri fanellën e “djajve të kuq”.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Bit Pazar, tifozët e Vardarit shkatërrojnë gjithçka që u del para (FOTO)

Para pak çastesh ka ndodhur një sherr masiv në afërsi të tregut të Bit Pazarit. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *