Home / Sport / Juve bën gati rinovimin e Kontes

Juve bën gati rinovimin e Kontes

Juventusi ka filluar bisedimet për rinovimin e kontratës me trajnerin Antonio Konte, duke dashur të zgjatë dhe përmirësojë marrëveshjen aktuale që mbyllet në vitin 2015. Tekniku i kampionëve të Italisë aktualisht përfiton 3 milion euro në vit, por edhe kjo shifër pritet të rritet në kontratën e re, ashtu siç ndodhi një vit më parë kur u përmirësua fillimisht marrëveshja e vjetër.

Por tani, Juventusi kërkon të mbrohet nga interesimi i skuadrave të tjera për trajnerin dhe dëshiron që në kontratën e re të vendosë një klauzolë prej 20 milion eurosh që duhet të paguhet nga trajneri në rast se ndërpret para kohe marrëveshjen me klubin.
Kontrata e re e trajnerit pritet të zgjatet edhe dy vite të tjera, deri në 2017, ndërsa tekniku italian pritet të përfitojë 5 milion euro në vit. Kjo tregon dëshirën që kanë bardhezinjtë për të mbajtur Konten, por trajneri për momentin nuk ka hedhur firmën në kontratën e re vetëm për shkak të klauzolës së largimit, pasi mendon se 20 milion euro janë shumë.
Kjo taktikë është përdorur më parë nga klubet ku kanë qenë Zhoze Murinjo dhe Andre Vijas Boas, Inter dhe Porto. Morati kishte vendosur një klauzolë prej 10 milion eurosh për largimin e parakohshëm të trajnerit portugez, por pastaj me marrëveshje mori vetëm një pjesë të kësaj shume kur tekniku kaloi te Real Madrid. Ndërsa Çelsi pagoi shumën e plotë prej 15 milion eurosh për të marrë Andre Vijas Boas nga drejtimi i Portos dy sezone më parë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *