Home / Sport / Kagaua shkëlqen për Mançester Junajtid

Kagaua shkëlqen për Mançester Junajtid

Shinji Kagaua më në fund ka treguar se mund të jetë vendimtar për Mançester Junajtid, duke dhuruar një paraqitje të shkëlqyer në suksesin 4-0 ndaj Noruiç që çoi skuadrën e Aleks Ferguson në 15 pikë diferencë nga rivalët më të afërt në luftën për titull të Mançester Sitit.

Mesfushori japonez ka shënuar 3 gola në këtë ndeshje e cila kishte vlerë jo vetëm për renditjen në kampionatin anglez, por edhe për gjendjen shpirtërore para sfidës vendimtare të mesjavës kundër Real Madrid në Ligën e Kampioneve. Kryesuesit e kampionatit anglez dukeshin sikur e kishin mendjen më shumë të sfida e mesjavës dhe për këtë arsye e zgjidhën takimin vetëm në minutat e fundit kur shënuan 3 herë në 10 minuta.
E rëndësishme ishte edhe fitorja 1-0 e Çelsit ndaj Uest Bromuiç, për të rikthyer londinezët në vendin e tretë në renditje dhe për të mbajtur një distancë sigurie me Arsenalin. Heroi i ndeshjes ishte Demba Ba me golin e tij në pjesën e parë, që i dha pak frymëmarrje trajnerit Benitez, i sulmuar përsëri nga tifozët që nuk kursyen parullat fyese kundër tij.

Premier League
Java 28 / Rezultatet
Çelsi-Uest Bromuiç 1-0
Everton-Riding 3-1
Mançester Junajtid-Noruiç 4-0
Sauthempton-QPR 1-2
Stouk-Uest Hem 0-1
Sandërlend-Fullhem 2-2
Suonsi-Njukasëll 1-0

Renditja: Mançester Junajtid 71 pikë; Mançester Siti 56; Çelsi 52; Totenhem 51; Arsenal 47; Everton 45; Uest Bromuiç 40; Suonsi 40; Liverpul 39; Stouk 33; Uest Hem 33; Fullhem 33; Noruiç 32; Njukasëll 30; Sandërlend 30; Sauthempton 27; Aston Vila 24; Uigan 24; Riding 23; QPR 20.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *