Home / Lajme / Maqedoni / KAPEN 40KG DROG NË KUFIRIN MAQEDONI – SHQIPËRI

KAPEN 40KG DROG NË KUFIRIN MAQEDONI – SHQIPËRI

Mbrëmë policia ka ndaluar një kamion TVM Man me targa të Ohrit i drejtuar nga H.L (34) nga Struga. Në vendkalimin kufitar Qafëthanë, policia ka parandaluar kontrabandë të rreth 40 kilogramëve të marihuanës.

Sektori për punë të brendshme bën me dije se kështu është ndërprerë një kanal ndërkombëtar i drogës në relacion Maqedoni-Shqipëri-Itali me destinacion të fundit Zvicrën.

“Mbrëmë policia ka ndaluar një kamion TVM Man me targa të Ohrit i drejtuar nga H.L (34) nga Struga. Droga është gjendur në pjesën e pasme të kamionit, në 19 hapësira në formë të dhomave të vogla në të cilat ka pasur bunkerë të posaçme për këtë mall” njoftojnë nga MPB.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *