Home / Lajme / Maqedoni / KE ndjek me vëmendje procesin zgjedhor në Maqedoni (VIDEO)

KE ndjek me vëmendje procesin zgjedhor në Maqedoni (VIDEO)

20 mars-Në delegacionin, në të cilin krahas dhjetëra anëtarëve të KALRKE-së ka edhe 4 anëtarë të Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian, më 21 dhe 22 mars do të ketë takim me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Tahir Hani, me kryetarin e komisionit shtetëror zgjedhor Boris Kondarko, ambasadorin dhe shefin e misionit të OSBE-së Ralf Bret dhe shefin e misionit zgjedhor të OSBE/BIDDH Gert-Hinrih Arens.

Delegacioni i Kongresit për autoritetet lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës (KALRKE) do t’i ndjekë zgjedhjet në Maqedoni, të kryesuara nga shtetasi i Estonisë Juri Landberg.

Delegacioni i KALRKE-së në Maqedoni do të qëndrojë prej 21 deri më 25 mars të vitit 2013, pasi paraprakisht ka kryer mision parazgjedhor prej 24 deri më 27 shkurt të vitit 2013.

Në delegacionin, në të cilin krahas dhjetëra anëtarëve të KALRKE-së ka edhe 4 anëtarë të Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian, më 21 dhe 22 mars do të ketë takim me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Tahir Hani, me kryetarin e komisionit shtetëror zgjedhor Boris Kondarko, ambasadorin dhe shefin e misionit të OSBE-së Ralf Bret dhe shefin e misionit zgjedhor të OSBE/BIDDH Gert-Hinrih Arens.

Janë planifikuar edhe takime me diplomatë tjerë dhe përfaqësues të mediave dhe organizatave joqeveritare.

Më 23 mars, anëtarët e delegacionit kanë paraparë takime në terrenin me anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore, vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe kandidatët për zgjedhjet lokale.

Konkludikmet e tyre të para nga zgjedhjet, delegacioni i KALRKE-së do t’i kumtojë më 25 mars në orën 15:00 në konferencë për shtyp në hotelin Aleksandar Pallas në Shkup. Tërë raporti për zgjedhjet do të përgatitet për sesionin vjeshtor të KALRKE-së, i cili mbahet në tetor në Strasburg.

KE NDJEK ME VËMENDJE PROCESIN ZGJEDHOR NË MAQEDONI ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *