Home / Lajme / Maqedoni / Komisioni për 24 dhjetorin pa ekspertë shqiptarë

Komisioni për 24 dhjetorin pa ekspertë shqiptarë

17 mars-“Do të kishte qenë mirë që në kuadër të këtij komisioni të përfshihej edhe ndonjë ekspertë shqiptarë, me qëllim të shpalosjes së vërejtjeve rreth disa çështjeve që kanë të bëjnë me mospërfilljen e amendamenteve të propozuara që kishin të bënin me shqiptarët, por edhe për shkelje të tjera që kemi parë ne se çfarë ndodhi atë ditë brenda ambienteve të Parlamentit”, theksoi një ekspertë shqiptarë në fushën e drejtësisë

Asnjë ekspertë shqiptarë nuk është përfshirë në komisionin për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar në Maqedoni.

Komisioni i zyrtarizuar pas një marrëveshje midis dy partive më të mëdha VMRO-DPMNE dhe LSDM do të përbëhet nga ekspertët e së drejtës: Lubomir Fërçkovski dhe Renata Deskoska nga opozita maqedonase si dhe Blagorodna Duliq dhe Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Negociatat për formimin e komisionit u udhëhoqën nga presidenti Gjorgji Ivanov pas disa raundeve midis përfaqësuesve të dyja kampeve politike. Mirëpo, në përbërjen e këtij komisioni nuk është propozuar dhe zgjedhur asnjë nga ekspertët shqiptarë.

“Do të kishte qenë mirë që në kuadër të këtij komisioni të përfshihej edhe ndonjë ekspertë shqiptarë, me qëllim të shpalosjes së vërejtjeve rreth disa çështjeve që kanë të bëjnë me mospërfilljen e amendamenteve të propozuara që kishin të bënin me shqiptarët, por edhe për shkelje të tjera që kemi parë ne se çfarë ndodhi atë ditë brenda ambienteve të Parlamentit”, theksoi një ekspertë shqiptarë në fushën e drejtësisë.

Më 24 dhjetor, deputetët e opozitës maqedonase gjatë tentimit të tyre për të bllokuar miratimin e projekt – buxhetit nga maxhoranca në procedurë të shpejtuar, u nxorrën dhunshëm nga shërbimet e sigurimit të Parlamentit. Nga ambientet e galerisë së Parlamentit u nxorrën me urdhër edhe gazetarët. Komisioni do të zbardh edhe ngjarjet jashtë godinës së institucionit legjislativ, ku ishin tubuar në protestë partitë e opozitës maqedonase, dhe në anën tjetër përkrahës të VMRO-DPMNE-së së kryeministrit Nikola Gruevski. Buxheti për vitin 2012 u miratua pa deputetët e opozitës maqedonase dhe të Rilindjes Demokratike Kombëtare, ndërsa në ambientet e Parlamentit ishin deputetët e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI si dhe deputetët e PDSH-së, duke mos pasur asnjë debat dhe pranimin e amendamenteve të propozuara nga opozita.

Formimi i këtij komisioni është pjesë e marrëveshjes së arritur midis dy partive më të mëdha maqedonase me ndërmjetësimin e evrokomisionerit për zgjerim, Shtefan Fyle. Opozita maqedonas pas 24 dhjetorit të vitit të kaluar vendosi bojkotin e Parlamentit dhe më pas të zgjedhjeve lokale të 24 marsit, duke e akuzuar maxhorancën për suspendim të demokracisë dhe dhunë ndaj të zgjedhurëve të popullit dhe gazetarëve, të cilët u nxorrën nga salla e Parlamentit, që më pas maxhoranca votoi buxhetin për vitin 2013. Një pjesë e partive shqiptare kanë vlerësuar se ngjarjet e 24 dhjetorit dhe sidomos përplasja mes VMRO-DPMNE dhe LSDM është çështje e tyre dhe nuk duhet involvimi i spektrit politik shqiptarë. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *