Home / Lajme / Maqedoni / Konfiskohen 8 kg marihuanë në Tetovë

Konfiskohen 8 kg marihuanë në Tetovë

Marihuana e gjetur është e foto-dokumentuar, më pas është konfiskuar dhe do të dërgohet për analizë, kurse M.Z. në ndërkohë ka tentuar të ikë, por menjëherë është kapur dhe arrestuar me ç`rast gjatë ditës është ngritur edhe kallëzim penal” njofton policia e Tetovës.

Policia e Tetovës gjatë një kontrolli të hënën mbrëma në shtëpinë e 40 vjeçarit M.Z. nga Reçica e Vogël, ka konfiskuar 8 kilogram marihuanë. “Gjatë kontrollit në hapësirat ndihmëse të 40 vjeçarit M.Z. nga Reçica e Vogël në Tetovë, pas informatave paraprake se M.Z. është i përfshirë në vjedhje dhe vepra tjera kriminale, ka gjetur 7 paketime, 9 qese prej plastike, dhe një qese të madhe me marihuanë që peshonte rreth 8 kilogram. Gjithashtu në pantallonat e M.Z. janë gjetur edhe tre qese tjera, ndërsa në karrocë për fëmijë është gjetur edhe një peshore. Marihuana e gjetur është e foto-dokumentuar, më pas është konfiskuar dhe do të dërgohet për analizë, kurse M.Z. në ndërkohë ka tentuar të ikë, por menjëherë është kapur dhe arrestuar me ç`rast gjatë ditës është ngritur edhe kallëzim penal” njofton policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *