Home / Lajme / Maqedoni / Konjanovski: Çdo bujk do të ketë këshilltarin e tij

Konjanovski: Çdo bujk do të ketë këshilltarin e tij

31 mars-Ideja, sqaroi, është që të përfshihen sa është e mundur numër më i madh i këshilltarëve të cilët do të jenë të obliguar të japin shërbime këshilldhënëse për praktika të mira bujqësore të bujqve. Shërbimet këshilldhënëse krahas Agjencisë shtetërore do të mund t’i japin edhe persona të tjerë.

Modernizim dhe reformim në sistemin e dhënies së shërbimeve këshilldhënëse të bujqve, paralajmëroi sot zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Zoran Konjanovski.

“Çdo bujk të ketë këshilltar të tij. Ky është qëllimi ynë dhe nëse duam të kemi cilësi të mirë, rendimente më të mira si shtet, atë duhet ta bëjmë”, deklaroi Konjanovski pas asamblesë së sotme vjetore të Federatës së Fermerëve të Republikës së Maqedonisë.

Ideja, sqaroi, është që të përfshihen sa është e mundur numër më i madh i këshilltarëve të cilët do të jenë të obliguar të japin shërbime këshilldhënëse për praktika të mira bujqësore të bujqve. Shërbimet këshilldhënëse krahas Agjencisë shtetërore do të mund t’i japin edhe persona të tjerë. Do të hartohet ligj për dhënien e shërbimeve këshilldhënëse, ndërsa plani i Ministrisë dikasteriale është ajo të jetë efektiv veçmë nga viti i ardhshëm.

Në fjalimin para anëtarëve të FFRM-së theksoi se bujqit duhet t’i shfrytëzojnë financat që u janë më dispozicion përmes programit IPARD.

Do të vazhdojnë, paralajmëroi, edhe aktivitetet për zhvillim rural që ndërmerren në bashkëpunim me komunat dhe me kryetarët e komunave të cilët janë të përqëndruar për zhvillim të bujqësisë dhe përkrahje të bujqve. Gëzon fakti, potencoi, që në programet e një numri më të madh të kandidatëve për kryetar komune, vend të veçantë ka marrë bujqësia.

Kryetari i FFRM-së Andrija Sekulovski është i kënaqur nga arritja e rezultateve të federatës me të cilat, ashtu siç tha, është krijuar vlera e bujqësisë. s

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *