Home / Lajme / Maqedoni / Kontrolle të rrepta në komunikacion

Kontrolle të rrepta në komunikacion

22 mars-“Për parregullsi teknike dhe mosposedim të lejes së vozitjes, dënimi është 400 euro, dhe ato të cilët kanë drejtuar makinën në gjendje të dehur. Ndryshe, gjaë vitit të kaluar në Tetovë dhe rajonin më të gjërë të Tetovës, 412 persona kanë drejtuar pa leje për vozitje, 45 fillestarë pa shoqërues, kurse 107 makina kanë pasur mangësi teknike, kurse 769 makinave u kishte skaduar afati i lejes së qarkullimit

Që nga fillimi I këtij muaji, Stacioni Policor në Tetovë për siguri në komunikacionin rrugor, ka rritur dukshëm kontrollet në rajon, në funskion që në kohë të zbulohen, sankcionohen dhe menjanohen lëshimet e drejtuesve të makinave dhe vozitësve në komunikacion. “Janë kontrolluar rregullshmëria teknike e automjeteve, posedimi i lejes së qarkullimit dhe lejes së vozitjes, gjendja e alkoolizuar e atyre që drejtojnë makinat, shpejëtsia, tejkalimi, errësimi i dritareve etj. Me këtë rast, në rajonin e Tetovës, janë zbuluar 66 persona të cilët kanë drejtuar makinën pa leje voztije, 4 kanë qenë në gjendje të alkoolizuar, ndërsa tek 9 vetura janë konstatuar parregullësi teknike. Krahas kësaj, 106 vozitës nuk kanë poseduar leje valide për qarkullim, apo kanë drejtuar makinën me afat të kaluar të lejes së qarkullimit dukuri e cila akoma është prezentë në Tetovë”, thotë zëdhënësi i Policisë së Tetovës Marjan Josifovski. Sipas tij, gjithë të kontrolluarit të cilët në ndonjë mënyrë I kanë thyer rregullat ligjore do të përballen me sanckione adekuate, të cilët varësisht nga parregullsia lëvizin prej 250 euro për përqindje të ulët të alkoolit, deri në 500 euro, për kalim të afatit të lejes së qarkullimit. “Për parregullsi teknike dhe mosposedim të lejes së vozitjes, dënimi është 400 euro, dhe ato të cilët kanë drejtuar makinën në gjendje të dehur. Ndryshe, gjaë vitit të kaluar në Tetovë dhe rajonin më të gjërë të Tetovës, 412 persona kanë drejtuar pa leje për vozitje, 45 fillestarë pa shoqërues, kurse 107 makina kanë pasur mangësi teknike, kurse 769 makinave u kishte skaduar afati i lejes së qarkullimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *