Home / Lajme / Maqedoni / Kryeministri Gruevski u takua me euroambasadorin Fyle

Kryeministri Gruevski u takua me euroambasadorin Fyle

1 mars-Në takim morën pjesë edhe raportuesi për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian dhe ish-kryetar i PE-së Jirzhi Buzek, drejtori i Drejtorisë për zgjerim Stefano Sanino, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, si dhe shefi i kabinetit të kryeministrit Martin Protegjer.

Kryeministri Nikolla Gruevski sot në Qeveri u takua me komisarin për zgjerim të Bashkimit Evropian Shtefan Fyle.

Në takim, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, janë riafirmuar përkushtimi dhe interesat e përbashkëta për tejkalimin e sfidave në pajtim me parimet dhe qëndrimet publike hulumtuese.

“U theksua angazhimi për realizimin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë. U shpreh falënderim dhe kënaqësi nga angazhimi dhe mbështetja e Komisionit Evropian për agjendën tonë evropiane”, theksohet në kumtesë.

Në takim morën pjesë edhe raportuesi për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian dhe ish-kryetar i PE-së Jirzhi Buzek, drejtori i Drejtorisë për zgjerim Stefano Sanino, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, si dhe shefi i kabinetit të kryeministrit Martin Protegjer.

Fyle , Hovit dhe Busek sot në Shkup do të takohen edhe me liderët e BDI-së dhe LSDM-së, Ali Ahmeti dhe Branko Cërvenkovski.

Parashikohet që deputetët evropianë të priten edhe nga shefi i shtetit Gjorge Ivanov.

Treshja ervopiane sërisht vjen në Maqedoni në tentim për t’i dhënë fund mospajtimeve politike.

“Komsiari Fyle do të niset në IJR Maqedoni sonte në një mision të përbashkët me anëtarët e Parlamentit Evropian Hovit dhe Busek, me qëllim që të takohet me palët e prekuara dhe të kontribuojnë që të gjendet mënyrë se si të tejkalohet kriza aktuale politike. Solucioni i krizës do të ndihmojë që të krijojë kushte për raportin që KE-ja e përgatiti mbi bazën e vendimit të vendeve-anëtare për këtë pranverë. Ajo do të krijojë kushte që ky raport të jetë pozitiv”, theksoi zëdhënësi i Fyles, Petar Stano, dje në një pres-brifing zyrtar në ndërtesën e Komisionit Evropian.

Siç është paralajmëruar, eurokomsiari Shtefan Fyle për bisedimet e sotme me përfaqësuesit e pozitës dhe të opozitës duhet që të informojnë në pres-konferencë të caktuar për 13:30 në info qendrën e BE-së

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *