Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-se Menduh Thaci dhe deputetja Merale Uzeiri pa te drejte vote

Kryetari i PDSH-se Menduh Thaci dhe deputetja Merale Uzeiri pa te drejte vote

Pas Menduh Thacit edhe deputetja Merale Uzeiri nuk eshte ne listen zgjedhore

Partia Demokratike Shqiptare njofton se, deputetja nga rradhët e këtij subjekti politik, Merale Uzeiri Ferati është shlyer nga lista e votuesve.

“Edhe deputetes Merale Uzeiri Ferati, e cila zakonisht voton në vendvotimin 1943 në shkollën e mesme të Gjimnazit në Tetovë, i thuhet që nuk ka të drejtë vote, përkundër posedimin të dokumentacionit të nevojshëm biometrik”, thuhet në njoftimin e PDSH-së

Pas daljes nga vendvotimi, deputetja znj.Merale Uzeiri Ferati për mediat deklaroi: “Fatkeqësisht emri im nuk gjendej në listën e votuesve me të drejtë vote. Pas shumë cikleve zgjedhore që unë votoj në këtë vendvotim, kësaj radhe nuk isha e shlyer”, ka theksuar deputetja e PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *