Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ shqyrton ankesat

KSHZ shqyrton ankesat

28 Mars..Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vazhdon seancën maratonike për shqyrtimin e ankesave të partive politike për parregullësi në ditën e zgjedhjeve lokale në Maqedoni.

Anëtarët e komisionit të partive të pozitës dhe opozitës kanë zhvilluar debate të ashpra gjatë procedurës së shqyrtimit të ankesave, ndërsa kontradiktat midis tyre janë shfaqur edhe rreth interpretimit të ligjeve.

Debati ka kulmuar kur shumica e anëtarëve të KSHZ nuk lejuan që tërë materiali zgjedhor nga vendvotimet në Tetovë dhe disa vendvotime tjera të sillen si dëshmi në KSHZ për të verifikuar akuzat e anëtarëve të opozitës se ka pasur parregullësi në votime, më shumë fletëvotime dhe procesverbale të firmosura që nuk korrespondojnë me numrin e votave në kutitë e votimit. Anëtarët e shumicës kanë theksuar se nuk mund të sillet si dëshmi materiali zgjedhor, për shkak se sipas ligjit, nga një vendvotim duhet të ketë dy ankesa dhe jo vetëm një ankesë, siç ka qenë e bërë për Tetovën vetëm nga LSDM.

Nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi ka theksuar se vendimi është në përputhje me ligjin, ndërsa pala ankimore mund të bëj ankesë edhe në Gjykatën Administrative.

KSHZ ka hedhur poshtë 27 ankesa të LSDM për Kisella Vodë dhe Shtip, ndërsa pjesërisht ishte pranuar një ankesë për Demir Kapinë. KSHZ nuk ka pranuar 38 ankesa e partisë DOM dhe një ankesë të Partisë Demokratike Turke për parregullësi në komunën e Pllasnicës.

KSHZ do të finalizojë brenda afateve kohore 428 ankesat e partive politike, kryesisht nga opozita lidhur me parregullësitë në disa vendvotime në disa komuna të vendit. Sipas rregullativës ligjore, KSHZ duhet të sjellë vendime brenda 48 orëve lidhur me ankesat e dorëzuara. Pas këtij procesi dhe afati, partitë politike kanë mundësinë që sërish të dorëzojnë ankesat e tyre në Gjykatën Administrative, e cila do të sjellë vendim brenda 48 orëve, dhe që këto vendime do të jenë përfundimtare dhe të plotëfuqishme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *