Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ vendosi të ketë rivotim në komunën e Dollnenit (VIDEO)

KSHZ vendosi të ketë rivotim në komunën e Dollnenit (VIDEO)

30 Mars – KSHZ-ja me katër vota “për” dhe tre vota “kundër” pranoi ankesat e paraqitura nga PDSH për Dollnenin.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pas një debati të ashpër ka vendosur që të ketë rivotim në Komunën e Dollnetit ku fitoi kandidati I BDI-së Abdulla Bajramovski. KSHZ-ja me katër vota “për” dhe tre vota “kundër” pranoi ankesat e paraqitura nga PDSH për Dollnenin. Për votuan VMRO dhe PDSH ndërsa kundër BDI dhe LSDM. Sipas Bedredin Ibrahimit anëtar i KSHZ-së nga rradhët e PDSH-së, në Dollnen është përdoru vjedhje e ashtuqujtur “Treni Bullgar” pasi ka munguar një fletëvotimi, mjaftueshëm që kjo vjedhje të funksionoje.

Në Dollnen kandidati I BDI-së Abdulla Bajramovski ka marrë 1.931 vota ndërsa Sevgani Ibraimovski nga PDSH ka marrë 1.792 vota dhe Ibraimali Asanovski i RDK-së 126 vota.

NË ÇAIR DHE DOLLNEN DO TË KETË RAUND TË DYTË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *