Home / Sport / KV Liria ofendohet në Krushevë

KV Liria ofendohet në Krushevë

“Mendoj se është koha që dikush të kapet seriozisht me zgjidhjen e kësaj situate që mbizotron në Maqedoni. Në Krushevë tifozët as për një moment nuk kanë reshtur të shari dhe ofenduar shqiptarët dhe për më shumë ata krenohen me këtë, duke paralajmëruar madje edhe në faqen e tyre zyrtare të faceebok-ut, se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen një gjë të tillë”, shprehet i indinjuar kapiteni i KV Liria, Sadik Ferati.

Pas skuadrës së Shkëndijës e cila ankohet në padrejtësi dhe shpifje në lidhje me ndërprerjen e takimit me Strumicën, pakënaqësi edhe nga skuadra e Lirisë së Zherovjanit në lidhje me përballjen e ditës së dielë me Sinalkon në Sushevë. Liria humbi ndeshjes me rezultat maksimal 3:0, mirëpo ajo që më së shumti brengos zherovjanasit është sjellja e pahijshme e tifozëve vendas. Ata gjatë gjithë ndeshjes shanë dhe ofenduan në baza nacionale, duke krijuar presion të vazhdueshëm në drejtim të volejbollistëve të Lirisë. “Mendoj se është koha që dikush të kapet seriozisht me zgjidhjen e kësaj situate që mbizotron në Maqedoni. Ofendime, sharje dhe incidente në të gjitha anët, që mendoj se s’është në rregull, pasi bëhet fjalë për sport. Në Krushevë tifozët as për një moment nuk kanë reshtur të shari dhe ofenduar shqiptarët dhe për më shumë ata krenohen me këtë, duke paralajmëruar madje edhe në faqen e tyre zyrtare të faceebok-ut, se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen një gjë të tillë”, shprehet i indinjuar kapiteni i KV Liria, Sadik Ferati.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *