Home / Sport / KV Shkëndija kërkon drejtësi!

KV Shkëndija kërkon drejtësi!

“Kategorisht e demantojë thënien e gjyqtarit të dehur Simon Xhines i cili ka deklaruar se gjoja është sulmuar fizikisht. Pra, edhe njëher themë se kategorishtë e demantoj se nuk ka ndodhur asnjë ofendim e lëre më sulm fizik. Në fakt unë në atë moment në cilësinë e kapitenit të ekipit kam kërkuar vetëm sqarim pse nuk dha tajm-aut kur kërkova, pasi është detyrë e referit që këtë ta bën në mometin kur kërkohet”, sqaron kapiteni i KV Shkëndija, Mensur Hamzai.

Ndeshja kampionale ndërmjet Strumicës dhe Shkëndijës nuk ka pritur fundin e saj, pasi që është ndërprerë në setin e dytë, sipas asaj që thuhet në raportin policor, për shkak të sulmit fizik ndaj ndihmës referit të takimit. Volejbollisti Mensur Hamzai akuzohet për sulm ndaj arbitrit, mirëpo nga tabori i Shkëndijës demantojë kategorikisht një gjë të tillë, duke përgenjështruar pohimet e reme në lidhje me incidentin në fjalë. Tetovarët ankohen se kanë qenë të provokuar gjatë gjithë kohës dhe në asnjë moment nuk ka patur sulm ndaj arbitrave. “Gjatë zhvillimit të pjesës së dytë, në ato momente ndihmës kapiteni Mensur Hamza kërkon nga referi i dytë të na jipet tajm aut, referi aspak nuk na shiqon neve si ekip dhe nuk e jep vendimin që e kerkuam ne. Referi kryesor vazhdon lojën dhe pas fitimit të pikës nga Strumica ne kërkojmë sërisht tajm-aut si në pikën më parë. Referi e akordon vendimin dhe Mensur Hamzai e pyet referin e dytë se përse nuk u akordua një gjë e tillë më parë, ndërsa referi i dytë në mënyrë të panjohur për ne, duke biseduar me referin kryesor e ndërpreu ndeshjen. Unë jam kategorik se nuk ka pasur asnjë kontakt mes volejbollistit dhe referit. Ne nuk e dijme se përse është ndërprerë ndeshja, ndërsa kemi kërkuar ndëshkim për referin e dytë nga Federata e Volejbollit”,tha Pëllumb Vela, anëtar i KV Shkëndija. E në ndërkohë vjen reagim edhe nga volejbollisti i përmendur si inicues i incidentit, Mensur Hamzai, i cili demanton gjithë këtë skenar. “Kategorisht e demantoj thënien e gjyqtarit të dehur Simon Xhines i cili ka deklaruar se gjoja është sulmuar fizikisht. Pra, edhe njëher themë se kategorishtë e demantoj se nuk ka ndodhur asnjë ofendim e lëre më sulm fizik. Në fakt unë në atë moment në cilësinë e kapitenit të ekipit kam kërkuar vetëm sqarim pse nuk dha tajm-aut kur kërkova, pasi është detyrë e referit që këtë ta bën në mometin kur kërkohet”, sqaron kapiteni i KV Shkëndija, Mensur Hamzai. Sipas anëtarëve të Shkëndijës, kjo shpifje bëhet me qëllim dhe ata nuk do të pajtohen me kurfarë vendimi në dëm të tyre. Nga rradhët e Shkëndijës paralajmërojnë se do të braktisin ligën, në qoftë se organet e Federatës vendosin që të shpallin fajtore skuadrën tetovare. E ndërkohë nga Federata e Volejbollit të Maqedonisë për momentin nuk kanë kurfarë qëndrimi, në procezverbalin zyrtar thuhet vetëm se ndeshja është ndërprerë dhe se pas grumbullimit të të gjitha fakteve dhe materialeve, do të sillet vendimi për epilogun e ndeshjes Strumica-Shkëndija.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *