Home / Sport / Largohet Shabani, rrikthehet Shaqiri

Largohet Shabani, rrikthehet Shaqiri

Artim Shaqiri i shkarkuar disa ditë pas hyrjes në skuadër të Idriz Ibishit, tani kthehet në pankinën e ‘kuqezinjëve’ edhe atë direkt në ndeshjen me Renovën.

Pas vendimit të fundit të Regjistrit Qendror, që nënkupton ndryshime rrënjësore në sturkturat udhëheqëse të Shkëndijës, ndryshim vjen edhe në stafin teknik. Artim Shaqiri i shkarkuar disa ditë pas hyrjes në skuadër të Idriz Ibishit, tani kthehet në pankinën e ‘kuqezinjëve’ edhe atë direkt në ndeshjen me Renovën. Në anën tjetër përfundon qëndrimi i zëvendës trajnerit të kombëtares së Maqedonisë, Nexhat Shabani në ekipin tetovar. “Është e vërtetë që unë nuk jam më trajner i Shkëndijës. Situata në klub imponon diçka të tillë. Unë mbetem krenar që edhe një herë tjetër i ndihmova kësaj skuadre në momente të vështira. Shkëndija është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër dhe unë aq sa isha aty punova për të mirën e klubit. Falemenderoj futbollistët për bashkëpunimin korrekt dhe u dëshiroj çdo të mirë në të ardhmen. Misioni im te Shkëndija përsëri mbetet në gjysmë, por të ardhmes nuk i dihet asnjëherë dhe nuk mund të them se nuk do rrikthehem përsëri aty”, deklaroi Nexhat Shabani, i cili për herë të dytë largohet nga ekipi tetovar.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *