Home / Lajme / Maqedoni / Lënda ‘Monstra’ në Ministrinë e Drejtësisë

Lënda ‘Monstra’ në Ministrinë e Drejtësisë

13 mars-“Kemi vepruar sipas kërkesës, dokumentet janë të kapshme për institucionet kosovare, me të cilët jemi në komunikim, por akoma nuk ka verdikt përfundimtar”, deklaroi Bexheti pas mbledhjes së sotme të Komisionit ndër-resor për kryerjen e vendimeve të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut.

Ministri, Blerim Bexheti sot konfirmoi se lënda për rastin “Monstra” është në Ministrinë e Drejtësisë, por nuk precizoi kur do ta dërgojë në Kosovë, prej ku duhet të ekstradohen të pandehurit Adil Demiri dhe Afrim Ismailoviq.

Në pyetjen e gazetarëve për riatdhesimin e të akuzurva të parë në rastin “Monstra”, Adil Demiri dhe Afrim Islamiloviq, ministri Bexheti u përgjigj se kjo lëndë është në Ministrinë e Drejtësisë.

“Punohet rreth këtij dokumenti dhe konform ligjeve dhe marrëveshjes dypalëshe do të veprojmë sa i përket atij”, shtoi ministri i Drejtësisë.

Demiri dhe Ismailoviq, pas 11 muajve arrati, u arrestuan në datën 3 të këtij muaji në Prishtinë.

Lidhur me ekstradimin nga Kosova të shkupjanit Almir Drplani, i cili u arrestua verën e kaluar në Kosovë, ministri Bexheti tha se Ministria e Drejtësisë i ka ndërmarrë të gjitha hapat.

“Kemi vepruar sipas kërkesës, dokumentet janë të kapshme për institucionet kosovare, me të cilët jemi në komunikim, por akoma nuk ka verdikt përfundimtar”, deklaroi Bexheti pas mbledhjes së sotme të Komisionit ndër-resor për kryerjen e vendimeve të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut.

Almir Drplanin është dënuar me burgim të përjeshëm për vrasjen e një pjesëtari të “alfave” të policisë, por edhe për pjesëmarrje në vjedhjen e një automjeti të Bankës komerciale

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *