Home / Sport / Leonardo: PSZH është ndërtuar për Ligën e Kampioneve

Leonardo: PSZH është ndërtuar për Ligën e Kampioneve

Humbja e papritur 1-0 në fushën e Reims ka tronditur disi PSZH dhe pretendimet e kësaj skuadre për të fituar kampionatin francez, ndonëse ekipi i Ançelotit vazhdon të mbajë kreun e renditjes.

Një gol i Kryçoviak në minutën e 64-t i solli këtë humbje parisienëve, me Leonardon që deklaroi se stili i lojës i skuadrës së tij i përshtatet më shumë Ligës së Kampioneve se kampionatit francez.
“Nëse analizojmë situatën, mund të themi se ne nuk jemi ndërtuar për të luajtur këto lloj ndeshjesh. Ne nuk jemi një skuadër e ndërtuar për të luajtur ndeshje të tilla, jemi të ndërtuar për të luajtur në Evropë”.
“PSZH është një skuadër e ndërtuar për Evropën, jo për Francën. Kushtet e ndeshjes ishin kundër nesh, ashtu si fakti që luajtëm kundër një ekipi ultra-mbrojtës dhe luajmë çdo 3 ditë. Kur ndeshjet bazohen te lufta, ne nuk fitojmë. Por do të na duhet të mësojmë të përballemi me ndeshje të tilla, pasi janë të zakonshme në kampionat dhe kjo kundër Reims nuk do të jetë e fundit”, parashikoi Leonardo.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *