Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Nëse nuk ka marrëveshje politike mbetet vendimi për bojkot

LSDM: Nëse nuk ka marrëveshje politike mbetet vendimi për bojkot

1 mars-Nënkryetari i LSDM-së Zoran Jovanovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me vizitën e sotme të eurokomisarit Shtefan Fyle, tha se lideri i partisë Branko Cërvenkovski do të ketë takim me Fylen, ndërsa për gjithë atë që do të dalë nga të gjitha takimet presin që zyra e Komisionit Evropian ta njoftojë opinionin.

LSDM-ja e përshëndet interesin që faktori ndërkombëtar e tregon për ngjarjet në Maqedoni dhe konsideron se kjo është mirë për vendin.

Nënkryetari i LSDM-së Zoran Jovanovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me vizitën e sotme të eurokomisarit Shtefan Fyle, tha se lideri i partisë Branko Cërvenkovski do të ketë takim me Fylen, ndërsa për gjithë atë që do të dalë nga të gjitha takimet presin që zyra e Komisionit Evropian ta njoftojë opinionin.

Ai përsëriti se në qoftë se nuk vjen deri në marrëveshje politike për dalje nga kriza, LSDM-ja dhe Unioni për ardhmërinë qartë e theksuan qëndrimin e tyre, se do të shkojnë në bojkot aktiv në zgjedhjet lokale.

Për propozimin nga pushteti, tha se kjo është absolutisht joserioze dhe potencoi se gatishmërinë e tyre politike për dialog e kanë theksuar shumë më parë edhe përmes pozicioneve të tyre rreth kërkesave të tyre. Tani, konsideron, është momenti përfundimtar që kryeministri të mendojë edhe në interes të dy milionë njerëzve dhe ardhmëria e tyre të sjellë vendim i cili do të jetë në interes të qytetarëve dhe praktikisht, me një fjalë, të mbisundojë mençuria në këtë situatë.

Opozita sot protestoi para Ministrisë së Financave. Jovanovski theksoi se gjithë ajo që ndodhi më 24 dhjetor ndodhi për të holla dhe kërkoi të ndërpritet debitorimi dhe shpenzimi joproduktiv.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *