Home / Sport / Malaga, përmbysja spanjolle e radhës

Malaga, përmbysja spanjolle e radhës

Malaga ka plotësuar përmbysjet spanjolle të këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, duke u bërë skuadra e tretë pas Real Madrid e Barcelonës që përmbys rezultatin në ndeshjen e kthimit për të kaluar në çerekfinalet e turneut. Spanjollët, të mundur 1-0 në ndeshjen e parë në fushën e Portos, kanë fituar 2-0 para tifozëve të tyre dhe vazhdojnë ecurinë mbresëlënëse të këtij edicioni.

Ekipi i Pelegrinit ka zhvilluar një ndeshje në sulm që në minutat e para, ndërsa Porto dukej se kishte vendosur të mbronte me çdo kusht rezultatin sfidës së parë. Por epërsia territoriale e vendasve zgjidhet nga lojtari simbol i kësaj skuadre, mesfushori Isko me një gjuajtje spektakolare në minutën e 42-të të ndeshjes.
Që nga ai moment fillon një sfidë tjetër mes dy skuadrave për shkak të kualifikimit plotësisht të hapur, një sfidë më nervoze si rrjedhojë e të cilës Porto mbetet me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të Defur që në minuta e para të pjesës së dytë.
Fatin e sfidës e zgjidh zëvendësuesi Roke Santa Kruz, i cili ne minutën e 77-të, vetëm 4 minuta pasi kishte hyrë në fushën e lojës, devijon në rrjetë një goditje nga këndi të Isko, duke dyfishuar rezultatin she duke i dhënë kualifikimin ekipit të tij.
Tani spanjollët vazhdojnë në fazën tjetër të turneut, duke u treguar si një skuadër mjaft e rrezikshme për këdo që do të vihet përballë tyre nga shorti i ditës së nesërme.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *