Home / Sport / Malaga, Saviola beson te mrekullia

Malaga, Saviola beson te mrekullia

Saviola e njeh shumë mirë Porton si ish sulmues i Benficas, madje ai i ka shënuar edhe një dygolësh skuadrës së “dragonjve” dhe Pellegrini mund të mbështetet shumë në këtë avantazh.

“La Rosaleda” do të përjetojë të mërkurën në mbremje një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Malagas. Porto viziton Andaluzinë për të mbrojtur atë fitore të çmuar 1-0 të ndeshjes së parë, por takimi i kthimit mund të flasë ndryshe, sepse vendasit që po rezultojnë surpriza e këtij sezoni, nuk kanë se çfarë të humbasin në përballjen që mund t’u sigurojë kualifikimin në çerekfinalen e Champions League. Rëndësinë ë këtij takimi e di shumë mirë edhe sulmuesi i Malagas, Javier Saviola i cili e pranon se kjo është një përballje e veçantë për skuadrën e tij.

“Ka një pritshmëri të madhe për këtë takim dhe mendoj se është një ndeshje që mund të na fusë në histori. Ne do të provojmë të çojmë edhe më tej ëndrrën e tifozëve edhe pse kemi harxhuar shumë energji për të ardhur deri këtu. Për 90 minuta do të flasë fusha sepse gjendemi përballë një skuadre shumë të fortë fizikisht dhe duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe nëse kërkojmë kualifikimin. Duhet ta nisim ndeshjen menjëherë në sulm për të imponuar lojën tonë”.

Sulmuesi argjentinas e pranon se arritja deri në këtë fazë ka qenë një surprizë edhe për të.

“Të jem realist, nuk e kisha menduar asnjëherë që do të arrinim deri në këtë pikë. Jemi në një pozicion të privilegjuar por kemi një tjetër mundësi për të hyrë në historinë e klubit. Këto janë detaje që e bëjnë lojtarin të ndihet mirë”.

Saviola e njeh shumë mirë Porton si ish sulmues i Benficas, madje ai i ka shënuar edhe një dygolësh skuadrës së “dragonjve” dhe Pellegrini mund të mbështetet shumë në këtë avantazh.

“Jam përballur shumë herë me Porton dhe mund të them se është një kundërshtar të cilin duhet ta respektojmë sepse është e vështirë t’i mundësh. Bëhet fjalë që luan fort sepse ka në grup lojtarë shumë të rëndësishëm. Por nga ana tjetër ne duhet të shfrytëzojmë armët tona.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *