Home / Sport / Mançester Siti ndihmon Realin kundër Junajtid

Mançester Siti ndihmon Realin kundër Junajtid

Marrëdhëniet mes Mançester Sitit dhe Mançester Junajtid do të ashpërsohen më shumë pasi është mësuar se klubi kampion i Anglisë do të ndihmojë Real Madrid për sfidën kundër “djajve të kuq” në Ligën e Kampioneve.

Mançini ka vendosur që t’i lëshojë madrilenëve për përdorim ambientet e klubit për ditën para ndeshjes, në mënyrë që të përgatitin qetësisht sfidën kundër “kushërinjve”.
Në protokollin normal të aktivitetit, skuadra e Zhoze Murinjos do të kishte në dispozicion stadiumin “Old Traford” për stërvitjen e fundit para kësaj sfide. Por trajneri portugez ka bërë të ditur se nuk i pëlqen ky stadium, pasi vlerëson të një cilësie më të mirë “Etihad” që i përket Mançester Sitit dhe pas një bashkëbisedimi me Mançinin, ka marrë “ok” që të stërvitet atje.
Plani fillestar i Realit ishte që të stërvitej në Madrid dhe të udhëtonte drejt Anglisë vetëm gjatë pasdites të së hënës. Por një grevë në aeroportet spanjolle ka bërë që të ndryshojë ky plan dhe në ndihmë i ka ardhur Mançester Siti që i ka krijuar kushtet që të mos prishet anxhenda e skuadrës spanjolle. Për më tepër, Murinjo do të ketë më të lehtë të ruhet se mos ndokush spiunon stërvitjet e tij nëse i zhvillon ato në stadiumin e Mançester Sitit, ku është e vështirë që të infiltrohen “spiunë” të Mançester Junajtid.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *