Home / Sport / Mançester Siti në gjysmëfinalen e Kupës FA

Mançester Siti në gjysmëfinalen e Kupës FA

Mançester Siti ka siguruar pa probleme kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës FA, pasi ka mundur me rezultatin 5-0 skuadrën e Barnslit, një nga surprizat e këtij edicioni.

Gjithçka ka qenë e lehtë për skuadrën e Mançinit që për më tepër e luante këtë ndeshje në fushën e vet. Karlos Tevez ishte heroi i takimit me 3 gola të shënuara në këtë sfidë, ndërsa në listën e golashënuesve përfunduan edhe Kolarov e David Silva. Duket se Mançester Siti po mban premtimin që në çdo sezon të kërkojë fitoren e të paktën një trofeu, ndërsa shkon në gjysmëfinale të turneut të dytë për nga rëndësia në Angli.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër çerekfinale të luajtur sot ka pasur një surprizë shumë të madhe, pasi Uigani ka fituar 3-0 në fushën e Evertonit. Skuadra që lufton për mbijetesë në elitën e futbollit anglez, ka bërë gjithçka mirë në “Gudison Park”. Tre gola në katër minuta të pjesës së parë nga Figueroa, MekManaman dhe Gomez vendosën fatin e ndeshjes në favor të ekipit të drejtuar nga Roberto Martinez, i cili për më tepër kishte deklaruar se ecuria në këtë turne nuk ishte në objektivat e klubit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *