Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonasit ankohen për 7 vendvotime në Kërçovë

Maqedonasit ankohen për 7 vendvotime në Kërçovë

Shkup, 27 Mars – Koalicioni i dy partive maqedonase LSDM-VRMO DPMNE të cilat dolën me kandidatin e përbashkët për qytetin e Kërçovës, Bllagoja Despotoski gjatë ditës së djeshme kanë dorëzuar ankesa për 7 vende të votimit, me të cilat sipas tyre mund të vihet në pikëpyetje fitorja e kandidatit të BDI-së, Fatmir Dehari, shkruan Dnevnik.

Maqedonasit e atjeshëm theksojnë se janë të dyshimta vendet e votimit në vendbanimet shqiptare prej të cilave 4 në Osllomej, dy në Zajas dhe një në Kërçovë, ku sipas tyre ekzistojnë dëshmi për votime grupore dhe familjare.

Sipas përqindjes së votave nga këta vendvotime, të njëjtat mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.

Kryetarja e komisionit zgjedhor komunal Latife Bajrami ka konfirmuar se janë dorëzuar ankesa për disa vende të votimit por nuk ka komentuar se për cilat vendvotime. Gjithashtu ajo ka theksuar se në afatin kohor prej 48 orëve të njëjtat do të shqyrtohen.

Qytetarët maqedonas me çdo ngul insistojnë që mos ta pranojnë realitetin dhe fitoren e Deharit, ndërsa duke i vënë në diskutim votat e shqiptarëve dëshirojnë që ta minojnë fitoren e pastër.

Mësohet se maqedonasit janë të vetëdijshëm se nëse do të ketë rivotim sërish nuk do të fitojë kandidati maqedonas, por do të nevojitet që sërish të vijnë nga diaspora mërgata shqiptare që ta konfirmojnë fitoren e Fatmir Deharit, i cili është kryetari i parë shqiptar për Kërçovën pas 70 viteve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *