Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, zbulohet 12 kg drogë në gomat e makinës me targa shqiptare

Maqedoni, zbulohet 12 kg drogë në gomat e makinës me targa shqiptare

29 Mars – Autoritetet doganore të Maqedonisë në një makinë me targa shqiptare kanë zbuluar 12 kilogram marijuanë. Droga u zbulua në gomat e makinës që drejtohej nga një shtetas shqiptar, i cili po tentonte të kalonte kufirin Deve Bair dhe të futej në Bullgari.

Drejtori i Doganës së Maqedonisë, Vanço Kargov theksoi se ky është rasti i parë të zbulimit të drogës në gomat e makinës. Vlera e drogës me pakicë është mbi 100 mijë euro, ndërsa shtetasi shqiptar po transportonte ate nga Shqipëria për në Bullgari. Ai ishte marrë vesh që këtë sasi droge ta shiste në Sofje, me një çmim prej 1.500 euro për kilogram.

Doganierët kanë dyshuar tek shtetasi shqiptarë kur me makinën e tij “Golf” nuk ka ndaluar tek linja e kontrollit doganor dhe është drejtuar tek kontrolli i pasaportave nga policia. Ky veprim ka vënë në dyshim doganierët, të cilët kanë urdhëruar kontrollin e detajuar, me ç`rast është gjetur droga. I ndaluari dje në mëngjes ka hyrë në Maqedoni përmes Qafë Thanës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *