Home / Sport / Maqedonia me Agimin, Bubën dhe Demirin kundër Belgjikës

Maqedonia me Agimin, Bubën dhe Demirin kundër Belgjikës

Agim Ibraimi është pjesë e sulmit, Ferhan Hasani është në kombinim për mesfushë së bashku me Muhamed Demirin.

Pa asnjë risi në listën e re, trajneri i Maqedonisë, Çedomir Janevski do t’i nis përballjet me Belgjikën në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Brazil 2014’. Agim Ibraimi është pjesë e sulmit, Ferhan Hasani është në kombinim për mesfushë së bashku me Muhamed Demirin. Është interesant fakti se vetëm 2 futbollist janë nga kampionati vendor, ndërsa pjesa tjetër është e përbërë nga futbollist që luajnë në kampionate të huaja. “Në përballjet eliminatore dhe sfidat kontroluese , futbollistët vërtetuan se kanë kualitet , dëshirë dhe passion që të veshin fanellën e kombëtares. ekipi ka nga 2 futbollist kualitativ për çdo pozitë. përballja është e rëndësishme për të dy ekipet dhe nuk ka nevojë për eksperimente me foramcionin e parë. në stërvitjet do të mundohemi që të ulim presionin ndaj futbollistëve dhe t’I lirojmë nga çdo imperative dhe do ti lëmë që të luajnë futboll, “ deklaroi Janevski për sitin zyrtar e FFM-së. Përballja me Belgjikën në stadiumin “Filipi i Dytë” do të zhvillohet më 22 mars në oërn 20:45. grumbullimi është më 18 mars, kur do të zhvillojnë stërvitje e parë. ndeshja kthyese është më 26 mars në Bruksel.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *