Home / Sport / Maqedonia optimiste para Belgjikës

Maqedonia optimiste para Belgjikës

“Belgjika është një ekip e mirë dhe kualitativ dhe ndoshta një ndër më të mirat në Evropë në këtë moment. Kanë shumë futbollist të rinj të cilët luajnë në shumë ekipe angleze ato të Evropës. Ne kemi motivin tonë se luajmë para fansave tanë dhe ne nga ana jonë do të bëjmë çmos që me organizmi të mirë me shpirt të mirë të kundrështohem dhe të shënojmë rezultat pozitiv i cili do të ketë një domëthënie të madhe për ne para sfidave të ardhshme“, deklaroi seleksionuesi i Maqedonisë, Çedomir Janevski.

Sa që po afrohet përballja kualifikuese ndërmjet Maqedonisë dhe Belgjikës, atmosfera në taborin e kombëtares vendase është në rritje e sipër. Seria e rezultateve pozitive dhe tre fitoret e njëpasnjëshme kanë ngritur motivin në mesin e reprezentuesve të Maqedonisë, para sifdave me kundërshtarin më të fortë në grup, Belgjikën. Sifda e të premtes pritet të japë përgjigje nëse Maqedonia vërtet ka ngritur cilësinë e lojës së saj dhe fubollistët duken të bindur për të konfirmuar se rezultatet e fundit nuk janë të rastit. Edhe pse respektojnë Belgjikën dhe potencojnë faktin se kundërshtari është favorit i madh, megjithatë të përzgjedhurit e Janevskit s’kanë ndërmend të dorëzohen para kohe. “Ne duhet të luajmë lojën tonë dhe belgët nuk duhet të na nënçmojnë, pasi që për ata këto janë 2 sfidat vendosëse, ndërsa për ne nuk do të thotë asgjë. Duhet vetëm të plotësojmë detyrat e seleksionuesit dhe besoj se kemi forcë që të befasojmë belgët. Kjo u dëshmua në ndeshjet e fundit, pasi vetbesimi është në nivel të lartë, mirëpo kjo nuk duhet të na mashtrojë pasi Belgjika është një kombëtare kualitative, e cila do të luajë haptaz dhe mendojë se do të jetë një ndeshje interesante dhe mjaft nxitëse për shikuesit”, shprehet kapiteni i kombëtares së Maqeedonisë, Goran Pandev. Edhe seleksionuesi Janevski shprehet me tone të njëjta dhe potencon se përballë do të kenë një prej kombëtareve më të mira Evropiane. Megjithatë edhe ai nuk mendon se duhet të largohen prej ambicieve të tyre për rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në Shkup. “Belgjika është një ekip e mirë dhe kualitativ dhe ndoshta një ndër më të mirat në Evropë në këtë moment. Kanë shumë futbollist të rinj të cilët luajnë në shumë ekipe angleze ato të Evropës. Sa janë të fortë flet fakti që sfida jonë e kuptojnë me shume seriozitet, pasi besojnë se këto janë 2 sfida kruciale dhe presin se me duelin tonë të fitojnë 6 pikë. Në anën tjetër ne kemi motivin tonë se luajmë para fansave tanë dhe ne nga ana jonë do të bëjmë çmos që me organizmi të mirë me shpirt të mirë të kundrështohem dhe të shënojmë rezultat pozitiv i cili do të ketë një domëthënie të madhe për ne para sfidave të ardhshme“, deklaroi seleksionuesi i Maqedonisë, Çedomir Janevski. Përballja e parë eliminatore mes Maqedonisë dhe Belgjikës do të zhvillohet më 22 mars, në stadiumin ‘Filipi i Dytë’, në orën 20:45 minuta. Ndeshja kthyese do të jetë më 26 mars në Bruksel.

Janevski uron Vitin e Ri

Moment komik gjatë takimit me gazetarë ishte kur për një çast u ndal ndriçimi në dhoëm e pressit. Dhe duke ditur se disponimi është në nivel pas 3 fitoreve me radhë të Maqedonisë kundër Sllovenisë, Serbisë dhe Danimarkës, trajneri Çedomir Janevski shfrytëzoi këtë moment për të nisur takimin me gazetarë me një batutë. ‘Gëzuar Vitin e Ri’, i’u drejtua gazetarëve, pas çka e tërë palestra u përfshi në gaz. Normal më vonë gjërat morën kahje serioze dhe Janevski e Pandev treguan pritjet e tyre për sfidën me Belgjikën.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *