Home / Sport / Maskerano: Kaluam nga “Disney” te “Shtëpia e Tmerrit”?

Maskerano: Kaluam nga “Disney” te “Shtëpia e Tmerrit”?

Havier Maskerano e ka krahasuar situatën që po kalon Barcelona në këtë periudhë si një “vizitë në Shtëpinë e Tmerrit”. Katalanasit kanë humbur 3 nga 4 ndeshjet e fundit, dy kundër Real Madrid dhe një kundër Milanit, duke vënë në dyshim sezonin e tyre që deri tani kishte qenë thuajse perfekt.

“Vetëm tre javë më parë dukej sikur ishim në “Disney”, ndërsa tani është kthyer në “Shtëpinë e Tmerrit”! Në Madrid, tre javë më parë ishin të gjithë të demoralizuar ndërsa tani po fluturojnë nga gëzimi”, ishte komenti i Maskeranos rreth kësaj situate që ka ndryshuar në mënyrë drastike.
“Ne duhet të kthehemi në formën tonë më të mirë dhe të marrim rezultate pozitive. Kur kalon një apo dy javë me rezultate të dobëta, duke dalë nga Kupa e Mbretit dhe duke humbur “El Clasico” në kampionat, sigurisht që nuk jemi në një situatë të mirë. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë në këto momente është të mendojmë pozitivisht. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, ashtu si edhe lojën tonë”, u shpreh mesfushori argjentinas që tashmë është kthyer në një qendërmbrojtës rezervë për katalanasit.
“Nëse ndokush ka dyshime mbi këtë klub, i mjafton të shohë të dhënat e viteve të fundit. Është më e lehtë të gjesh probleme por situata të tilla të bëjnë më të fortë. Suksesi, kur je futbollist, mund të të mashtrojë. Të bën të ndjehesh më mirë por këto situata të vështira janë ato që të bëjnë të përmirësohesh”, përfundoi ai.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *