Home / Lajme / Maqedoni / Mbahet akademia ‘Pranvera e dinjitetit’

Mbahet akademia ‘Pranvera e dinjitetit’

14 mars-“Këto ngjarje do mbesin në kujtesë, siç do mbetet në kujtesë edhe ky 14 mars, sepse këto artistë edhe pse në mot me shi e bënë të veten defiluan para të pranishmëve, për të kujtuar ngjarjet që kanë lënë gjurmë në historinë e shqiptarëve. Me këtë rast dua të rikujtoj të gjitha nënat e Sellcës që vunë në dispozicion bukë për ushtarët e UÇK-së se në jetë të jetëve do jenë në kujtesin tonë”, tha Ali Ahmeti ish përfaqësuesi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Urim Hasipi
Në Kalanë e fshatit Sellcë të Malësisë së Tetovës, sot është mbajtur për të 12 herë me radhë akademia përkujtimore e titulluar “Pranvera e dinjitetit”, kushtuar luftës së 2001-it dhe krismave të para në Malësinë e Sharrit. Në këtë akademi kanë marrë pjesë krerët e ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe mysafirë të tjerë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Me këtë rast ish komandanti i Brigadës 112 “Mujdin Aliu”, Hazbi Lika i njohur si komadant Çela, foli para të pranishmëve për këtë datë të rëndësishme, dhe theksoi se amaneti i dëshmorëve është duke u plotësuar. “Veprimet të cilat kanë nisur dikur janë duke vazhduar me këta mjete të cilat janë adekuate për kohën e tanishme dhe ne si njerëz që kemi marrë mbi vete përgjegjësi të mëdha për të çuar amanetet e dëshmorëve deri në fund, besoj se jemi në vijën e duhur dhe besoj që jemi duke ecur me hapa të sigurt drejt asaj për të cilën ata dhanë jetën “, tha Hazbi Lika, ishkomandant i Brigadës 112 Mujdin Aliu. Në këtë manifestim ka folur edhe ish përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti. “Këto ngjarje do mbesin në kujtesë, siç do mbetet në kujtesë edhe ky 14 mars, sepse këto artistë edhe pse në mot me shi e bënë të veten defiluan para të pranishmëve, për të kujtuar ngjarjet që kanë lënë gjurmë në historinë e shqiptarëve. Me këtë rast dua të rikujtoj të gjitha nënat e Sellcës që vunë në dispozicion bukë për ushtarët e UÇK-së se në jetë të jetëve do jenë në kujtesin tonë”, tha Ali Ahmeti ish përfaqësuesi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në manifestimin “Pranvera e dinjitetit”, para të pranishmëve ka folur edhe kryetari i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu, i cili tha se malësorët janë përballur me shumë kushte të vështira në atë kohë por kanë qëndruar dinjitoz. “Ju jeni dinjitozët e kësaj ane, sepse ju jetoni këtu gjithë kohën dhe u përballoni të gjitha vështirësive. Ju keni përballuar më të rëndat sepse në krahun tuaj keni bartë fëmijët dhe të rinjtë të cilët janë këtu në këtë kala të pavdekshëm e që njomën me gjakun e tyre të lirisë gjithë këtë tokë arbërore” tha Fazli Veliu, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës të Suhtrisë Çlirimtare Kombëtare. Akademia e 12 me radhë është përcjellë edhe me një program të pasur kulturor-artistik.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *