Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi takon kryetarin e misionit të ODIHR-it Gert Arens

Menduh Thaçi takon kryetarin e misionit të ODIHR-it Gert Arens

01 Mars – Zgjedhje fer dhe demokratike si dhe një fushatë e qetë dhe pa incidente, ka qenë mesazhi që ka mbretëruar në takimin e sotëm midis kryetarit të PDSh-së, Menduh Thaçi dhe shefit të misionit mbikëqyrës të OSBE-ODIHR-së, Gert Arens.

Në takim u bisedua edhe për aktivitetet e misionit të OSBE-ODIHR lidhur me procesin mbikëqyrës të procesit zgjedhor.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi siç theksohet ka shprehur qëndrimin se zgjedhjet duhet patjetër të jenë fer, korrekte dhe demokratike, megjithatë qeveria është ajo që mbartë përgjegjësinë për organizmin e tyre. “Ai, po ashtu ka shprehur qëndrimin që fjalori i oponentëve politik është shqetësues dhe përdorimi i termeve si tomahovk, llogore, bunkerë etj, janë në kundërshtim me deklarimet e tyre për zhvillim të fushatës së qetë dhe demokratike”, thekson komunikata e PDSH-së e dalur pas takimit.

Nga ana e tjetër, shefi misionit mbikëqyrës të OSBE-ODIHR Gert Arens përshëndeti qëndrimet e PDSH-së. Të dy palët u dakorduan që PDSH t’i dorëzojë misionit mbikëqyrës të OSBE-ODIHR-së pikat më kritike, për të cilat vlerëson se duhet të sigurohet mbikëqyrje 24 orëshe e procesit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *