Home / Sport / Mesi thyen rekordin, por Selta Vigo ndal Barçën

Mesi thyen rekordin, por Selta Vigo ndal Barçën

Lionel Mesi ka shënuar rekordin e radhës, duke regjistruar ndeshjen e 19-të radhazi ku ka shënuar gol në kampionat, duke plotësuar një fazë të plotë me gola ndaj çdo kundërshtari të mundshëm. Por goli i 43-të në kampionat i argjentinasit nuk i ka dhënë fitoren skuadrës së tij, pasi Barcelona është ndalur në barazim 2-2 përballë Selta Vigos.

Në një ndeshje ku Roura dukej qartë se po mendonte më shumë për takimin e Ligës së Kampioneve, duke lënë jashtë shumë titullarë për t’i bërë vend të rinjve, Barcelona nuk ka shfaqur mprehtësinë e zakonshme në lojën sulmuese. Për më tepër, katalanasit janë gjetur në disavantazh falë golit të Insa, por kanë arritur të mbyllin në barazim pjesën e parë me një gol të Tejo, i aftë të dërgonte topin në rrjetë pas një pasimi perfekt të Mesit që e nxori para porte.
Në minutën e 73-të situata përsëritet, por këtë radhë është Tejo që pason topin për argjentinasin, i cili dërgon sferën në rrjetë për të mbyllur rrethin magjik me golin e 43-të në kampionat. Por Barcelona humb përqendrimin në minutat e fundit, duke e vlerësuar ndeshjen të mbyllur, ndërsa nga kjo situatë përfiton Selta Vigo, që në minutën e 88-të barazon rezultatin me Oubina, duke vulosur fundin ndeshjes në shifrat 2-2.
Ndonëse katalanasit vazhdojnë të kenë një avantazh të ndjeshëm ndaj vendasve kur mbeten edhe 9 ndeshje deri në fundin kampionatit, takimi kundër Selta Vigos ka kthyer përsëri fantazmat e javëve të kaluar ku kryesuesit kishin vështirësi të shfaqnin lojën e tyre. Ky sinjal është mjaft shqetësues për të sapokthyerin Vilanova, duke parë se në 2-3 javët e ardhshme luhet fati i të gjithë sezonit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *