Home / Sport / Milani mund Kievon për të parë nga afër Champions

Milani mund Kievon për të parë nga afër Champions

Milani ka përfituar nga humbjet e ndjekësve në kampionat për të marrë një sukses të rëndësishëm 1-0 ndaj Kievos që afron më shumë objektivin e kuqezinjve për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e Milanit kanë bërë të qartë se objektivi i tyre në këtë sezon është vetëm pjesëmarrja në Champions në edicionin 2013-2014 dhe skuadra e Alegrit ka kuptuar se në këtë moment më e rëndësishme është të sigurohet rezultati se sa loja.
Ndaj Milani i shfaqur ndaj Kievos nuk ishte spektakolar, por bëri më së miri detyrën, duke fituar 1-0 falë një goli të Montolivos, pas një goditje dënimi të Balotelit të grushtuar me pasiguri nga portieri Puxhioni.
Pikërisht Baloteli ka qenë rreziku më i madh për portën e Kievos, edhe pse ka qenë më pak i lëvizshëm se zakonisht. Të gjitha rastet e tij ai i ka krijuar nëpërmjet goditjeve të dënimit, duke gjuajtur 8 të tilla, për të çuar në krizë portierin Puxhioni, i cili pas golit të pasuar nuk ka ditur më të presë gjuajtjet e sulmuesit, edhe ato më të lehtat.
Gjithsesi, ndeshja është mbyllur 1-0, rezultat që çon Milanin një hap më afër vendit të dytë a tretë, pozicion që do të përcaktohet vetëm në javët e fundit pas një dueli me Napolin që lufton për një renditje sa më prestigjioze pasi ka lënë pas ëndrrat për të luftuar për titull me Juventusin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *