Home / Sport / Milani realizon parakalimin për vendin e tretë

Milani realizon parakalimin për vendin e tretë

Lacio i ka lëshuar Milanit vendin e tretë në renditje pas ndeshjes direkte mes dy skuadrave që luftojnë për këtë pozicion që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm. Një sfidë që pritej të ishte shumë e luftuar, në fakt ka rezultuar krejtësisht e njëanshme, me Milanin që ka dominuar dhe ka marrë një fitore të pastër 3-0.

Shkak për këtë është bërë kartoni i kuq i marrë nga Kandreva i Lacios që në minutën e 16-të të sfidës, për një faull ndaj El Sharauit në hyrje të zonës. Që nga moment, Milani e kishte shumë të thjeshtë të kontrollonte ndeshjen dhe shënoi dy herë në fundin e pjesës së parë me Pacinin e Boateng. Në pjesën e dytë është përsëri Pacini që shënon golin e tretë, ndërsa Lacio nuk kishte forcë të reagonte dhe thjesht u mundua që të mos pësonte gola të tjerë përballë kuqezinjve që dukeshin të pandalshëm.
Tani Milani ka 48 pikë, 1 më shumë se Lacio dhe 4 më shumë se Interi që luan nesër dhe është kandidati tjetër direkt për këtë pozicion në klasifikim. Megjithatë, kuqezinjtë kanë filluar të shohin edhe më lart, ku gjendet Napoli i vendit të dytë, vetëm 5 pikë larg.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *