Home / Lajme / Maqedoni / Mirënjohje për mësueset e para të Tetovës

Mirënjohje për mësueset e para të Tetovës

“Nderojmë sot plejadën e krenarisë të arsimit shqip në Tetovë dhe rrethinë, duke shprehur mirënjohjen tonë për punën shumëvjeçare dhe të pakursyer për arsimimin e gjeneratave të tëra, të cilat bartën misionin e shenjtë të mësuesisë”, tha Bexheti.

Të enjten kryetari aktual dhe kandidati për kryetar i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti me rastin e 7 marsit – ditës së mësuesit ka vizituar mësueset e para të Tetovës Emine Isaku, Medija Palloshi dhe Syleja Skenderi. Mësueset u nderuan me mirënjohje për kontributin e dhënë në afirmimin e shkollës shqipe.
Kryetari Bexheti tha se kemi ardhur në shtëpitë e mësuesve për të nderuar punën e veteraneve të arsimit, sakrificën dhe përpjekjen mbinjerëzore për të shpërndarë dritën e arsimit në Tetovë.

“Nderojmë sot plejadën e krenarisë të arsimit shqip në Tetovë dhe rrethinë, duke shprehur mirënjohjen tonë për punën shumëvjeçare dhe të pakursyer për arsimimin e gjeneratave të tëra, të cilat bartën misionin e shenjtë të mësuesisë”, tha Bexheti.

Sipas tij, ka qenë pikërisht fryma e kultivuar nga këto mësuese që i kanë dhënë Tetovës ritmet e zhvillimit të arsimit shqip, që ka mbjellë te gjenerata të tëra dashurinë për gjuhë, kulturën dhe historinë shqiptare në këto troje.

“Të gjithë ne jemi krenar për punën tuaj, për dashurinë që shpërndatë për dijen dhe përparimin në kohët më të vështira, në kohën kur duhej vullnet i madh për ta arsimuar popullatën. Ju e bëtë më të mirën për popullin, sepse trasuat rrugën fatbardhësisë dhe të dinjitet të shqiptarëve, duke nxitur dashurinë ndaj trashëgimisë kulturore, gjuhës dhe vlerave tjera civilizuese”, tha Bexheti

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *