Home / Lajme / Maqedoni / Misioni i SHBA-së në OSBE bën thirrje për zgjedhje të lira dhe korrekte në Maqedoni

Misioni i SHBA-së në OSBE bën thirrje për zgjedhje të lira dhe korrekte në Maqedoni

22 mars-Në kumtesën e publikuar dje, të nënshkruar nga zëvendësambasadori i misionit të SHBA-së në OSBE Geri Robins, u bëhet thirrje autoriteteve të Maqedonisë dhe gjithë qytetarët të sigurojnë që zgjedhjet të jenë të lira nga çfarëdo dhunë dhe presion.

Misioni i OSBE-së në Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë shprehu kënaqësinë nga arritja e marrëveshjes mes partive në Maqedoni për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe përkujton se zgjedhjet e lira dhe korrekte janë gurthemel i çdo demokracie.

Në kumtesën e publikuar dje, të nënshkruar nga zëvendësambasadori i misionit të SHBA-së në OSBE Geri Robins, u bëhet thirrje autoriteteve të Maqedonisë dhe gjithë qytetarët të sigurojnë që zgjedhjet të jenë të lira nga çfarëdo dhunë dhe presion.

“Jemi të kënaqur që pamë se liderët e partive të ndryshme politike në Maqedoni ishin të gatshëm të arrijnë marrëveshje konstruktive e cila mundësoi që zgjedhjet të mbahen siç ishin caktuar fillimisht. Dëshirojmë ta falënderojmë ODIHR për organizimin e misionit për vlerësimin e nevojave dhe pastaj, ekipet për mbikëqyrjen afatgjatë dhe afatshkurtër të zgjedhjeve dhe të dërgojë falënderim deri te shtetet të cilat kontribuojnë në këto misione. Si pjesë e avancimit të saj ndaj integrimit të rritur euroatlantik, Maqedonia duhet të vazhdojë t’i konsolidojë reformat demokratike dhe t’i përforcojë institucionet e saj demokratike. Zgjedhjet e lira dhe korrekte janë gurthemel i çdo demokracie. U bëj thirrje autoriteteve të Maqedonisë dhe gjithë qytetarëve të sigurojnë që zgjedhjet e 24 marsit të jenë vërtet të lira, korrekte, transparente dhe të lira nga dhuna dhe presioni, shkruan në kumtesën e misionit të SHBA-së pranë OSBE-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *