Home / Lajme / Maqedoni / Mobilje 2013 në Panairin e Shkupit (VIDEO)

Mobilje 2013 në Panairin e Shkupit (VIDEO)

26 mars-Në panair do të ketë mundësi të shikohen trendet më të reja në prodhimtarinë e mobiljeve për shtëpi, për kuzhinë, banjo, dhoma gjumi, dhoma fëmijësh, mobilje për zyra, mobilje për objekte publike, për industri dhe ngjashëm.

Në Panairin e Shkupit prej sot fillon Panairi ndërkombëtar për mobilje, i cili do të mbahet deri më 31 mars. Në edicionin e sivjetëm do të prezantohen 160 ekspozues të drejtpërdrejtë nga vendi dhe vendet e huaja.

“Ky është ndër manifestimet më atraktive të panaireve, vend i shkëlqyeshëm për fillim të bashkëpunimit midis kompanive vendore dhe të huaja”, tha në hapjen kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski.

Ai shtoi se oferta prej viti në vit bëhet më atraktiv dhe se prodhuesit vendor i ndjekin trendet më të reja.

Porositi se ndërmarrjet e kanë mbështetjen e Qytetit të Shkupit.

Kryetari i BD-së së Panairit të Shkupit Gvido Omladiç potencoi se prej sot ndodh Bota e mobiljes dhe e kreativitetit. “Ky është vendi i vërtetë për promovimin e trendeve në prodhimtarinë e mobiljeve dhe bursave ku në një vend takohen prodhuesit, tregtarët dhe blerësit”, tha Omladiç.

Panairi do të zhvillohet në shtatë halla të panairit. Sipas drejtorit operativ të projektit Mobilje 2013, Magdalena Hambiova, 20 për qind e ekspozuesve janë nga jashtë, ndërsa është karakteristike që nga viti në vit rritet numri i prodhuesve vendorë të mobiljeve që tregon se ka rritje në këtë degë industriale. Janë të pranishme kompani nga Maqedonia, Kosova, Italia, Bullgaria, Greqia, Gjermania, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Austria dhe Çekia, ndërsa kompanitë nga Turqia do të kenë paraqitje të përbashkët.

Në panair do të ketë mundësi të shikohen trendet më të reja në prodhimtarinë e mobiljeve për shtëpi, për kuzhinë, banjo, dhoma gjumi, dhoma fëmijësh, mobilje për zyra, mobilje për objekte publike, për industri dhe ngjashëm.

Vitin e kaluar këtë manifestim të panairit e kanë vizituar mbi 50.000 vizitorë, ndërsa këtë vit presin në gjashtë pjesët e panairit të tërheqin numër më të madh të vizitorëve. Ajo konsideron se kjo ka të bëjë me nevojën për disenjin e ri, për ndryshim, adaptim të shtëpive të tyre…

Tradicionalisht do të ndahet çmimi për prodhuesit dhe tregtarët, ndërsa është parashikuar edhe çmim shpërblyes për vizitorët.

FILLOI PANAIRI NDËRKOMBËTAR MOBILJE 2013 NË SHKUP ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *