Home / Lajme / Maqedoni / MOST ka evidentuar parregullsi në disa vendvotime

MOST ka evidentuar parregullsi në disa vendvotime

24 mars-Është vërejtur paraqitja e vëzhguesve në VZ vetëm me akreditimet e KSHZ-së dhe prezantohen si vëzhgues të MOST-it. Rikujtojmë se në këto zgjedhje vëzhgues të vetëm të autorizuar të MOST-it janë ata qytetarë të cilët përveç akreditimit të KSHZ-së kanë edhe autorizimin e MOST-it dhe mbajnë maicë të verdhë në të cilën shkruan Monitorin 2013

Sipas informatave të vërtetuara të lajmëruara nga vëzhguesit dhe zyrat rajonale të MOST-it, deri më tani janë vërejtur parregullsitë në vendet zgjedhore si më poshtë:

Vendi zgjedhor 1917 fshati Veleshta, komuna e Strugës, është vërejtur votimi në grupe, votimi familjar, pjesëmarrja e personit të paautorizuar që u ndihmon votuesve prapa paravanit. Pas arritjes së policisë personi ka braktisur vendin.

Vendi zgjedhor 2158 në komunën e Velesit votimi është ndaluar 35 minuta për shkak të vërejtjes së përfaqësuesit të partisë politike se mungon një fletëvotim. KZ ka vërtetuar se çdo gjë është ne rregull me fletëvotimet dhe votimi ka vazhduar.

Vendi zgjedhor 2692 komuna e Aerodromit, KZ-ja i lexon emrat e votuesve me zë të lartë. Pas reagimit të vëzhguesve të parashtruesve të listave emrat lexohen me zë të ulët. Njërit vëzhgues të parashtruesve të listave i është marrë lista nga ana e KZ-së në të cilën i ka evidentuar emrat e personave të cilët e kanë realizuar të drejtën e tyre të votimit.

Vendi zgjedhor 0931 komuna e Kratovës, ka pasur ndërprerje prej 10 minutash për shkak të vulës së thyer. Vula është riparuar dhe votimi ka vazhduar. KZ-ja në këtë vend zgjedhor i lexon emrat e votuesve me zë të lartë.

Leximi i emrave të votuesve me zë të lartë është vërejtur edhe në vendet zgjedhore si më poshtë:

Vendi zgjedhor 2809 komuna e Qendrës, KZ-ja i lexon emrat e votuesve me zë të lartë. Arsyetimi ka qenë se ata kanë rënë dakord për këtë me vëzhguesit të parashtruesve të listave.

Vendi zgjedhor 2638 komuna e Karposhit,

Vendi zgjedhor 2816 komuna e Qendrës

Vendi zgjedhor 2642 komuna e Karposhit

Vendi zgjedhor 2650 komuna e Karposhit

Vendi zgjedhor 2860 komuna e Qendrës KZ-ja me gabim i ka dhënë votuesit 3 fletëvotime për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Pas gabimit të konstatuar votuesit i është udhëzuar që njërën fletë ta bëjë të pavlefshme dhe ta tregojë para KZ-së. Votuesi ka refuzuar ta bëjë këtë dhe i ka lëshuar dy fletëvotimet në kutinë.

Vendi zgjedhor 0674 komuna e Kavadarit, votuesi është kapur si e fotografon fletëvotimin, me çka të dyja fletëvotimet i janë marrë nga KZ-ja, gjithashtu i është marrë edhe letërnjoftimi dhe është lajmëruar policia. Votimi ka vazhduar

Vendi zgjedhor 0648 komuna e Demir Hisarit, është ndaluar votimi sepse një votues pasi e ka marrë materialin e votimit ka shkuar prapa paravanit, me çka në afekt i ka dëmtuar fletëvotimet dhe me fletët e ka braktisur vendin. Policia e ka gjetur, ia ka marrë fletëvotimet dhe të njëjtat janë kthyer në kuti. Votimi është ndaluar 30 minuta dhe ka vazhuar

Vendi zgjedhor 1584, komuna e Radovishit, në vendin zgjedhor kanë qenë persona të paautorizuar, të cilët u kanë sugjeruar votuesve se si të votojnë, të njëjtët pas reagimit të përfaqësuesit të partisë politike janë mënjanuar nga policia.

Vendi zgjedhor 0845 komuna e Koçanit, ndërprerje e votimit për shkak të bujës në vendin zgjedhor dhe për arsye se kryetari i KZ-së ua ka lexuar disa votuesve emrat e kandidatëve me zë të lartë dhe pas reagimit të KKZ-së është bërë paralajmërim për kryetarin e KZ-së dhe votimi ka vazhduar

Vendi zgjedhor 1966 komuna e Tetovës, keqpërdorimi, respektivisht mospërdorimi i llambës UV në më shumë se 20 raste.

Vendi zgjedhor 2731 komuna e Aerodromit, anëtari i KZ-së ka vënë 4 fletëvotime në çantë dhe ka reaguar kryetari i KZ-së, gjatë kontrollimit të çantës janë gjetur 3 fletëvotime, është lajmëruar policia, votimi është ndaluar për disa çaste dhe më pas ka vazhduar, akoma pritet policia.

Është vërejtur paraqitja e vëzhguesve në VZ vetëm me akreditimet e KSHZ-së dhe prezantohen si vëzhgues të MOST-it. Rikujtojmë se në këto zgjedhje vëzhgues të vetëm të autorizuar të MOST-it janë ata qytetarë të cilët përveç akreditimit të KSHZ-së kanë edhe autorizimin e MOST-it dhe mbajnë maicë të verdhë në të cilën shkruan Monitorin 2013

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *