Home / Lajme / Maqedoni / MOST me vërejtje për shkelje të caktuara të rregullave zgjedhore

MOST me vërejtje për shkelje të caktuara të rregullave zgjedhore

8 mars-Në vijimin e deritanishëm të fushatës sërish është vërejtur keqpërdorimi i resurseve shtetërore dhe publike, gjegjësisht shfrytëzimi i automjeteve zyrtare gjatë fushatës zgjedhore, prania e të miturve në tubimet parazgjedhore dhe shfrytëzimi i parregullsive dhe degradimi në manifestimet publike të kandidatëve.

– Në prag të zgjedhjeve lokale, asociacioni i qytetarëve MOST sot në konferencë për shtyp informoi për shkelje të caktuara të rregullave zgjedhore, me këtë rast duke theksuar se disa komisione të caktuara komunale zgjedhore po përballen me probleme financiare.

Nga vëzhgimi është vërejtur se në periudhën nga shpallja e zgjedhjeve, e deri te konfirmimi i listave të kandidatëve më 20 shkurt, partitë politike kanë mbajtur promovime të kandidatëve për zgjedhjet dhe programet e tyre. Kjo praktikë nuk është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, edhe pse bëhet fjalë për promovim të kandidatëve të ardhshëm dhe organeve zyrtare.

“Pikërisht për këtë, MOST-i edhe këtë herë apelon në mënyrë të saktë të rregullohet periudha nga shpallja e zgjedhjeve deri te konfirmimi i listave të kandidatëve, me qëllim që të bëhet e qartë se çka subjektet politike kanë të drejtë për të bërë, e çka jo”, deklaroi drejtori ekzekutiv Darko Aleksov.

Në vijimin e deritanishëm të fushatës sërish është vërejtur keqpërdorimi i resurseve shtetërore dhe publike, gjegjësisht shfrytëzimi i automjeteve zyrtare gjatë fushatës zgjedhore, prania e të miturve në tubimet parazgjedhore dhe shfrytëzimi i parregullsive dhe degradimi në manifestimet publike të kandidatëve.

Në lidhje të vazhdimit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve, drejtori ekzekutiv i MOST-it tha se ndryshimi i sjell i Kodit Zgjedhor nuk iu mundësoi grupeve zgjedhore ta shfrytëzojnë afatin shtesë për dorëzimin e listave të kandidatëve, gjegjësisht ai vlen vetëm për partitë politike ose koalicionet.

MOST-i ka vërejtje edhe për zgjedhjen e anëtarëve të ri të Bordeve zgjedhore.

Numrin përfundimtar të vëzhguesve të zgjedhjeve, MOST-i do ta kumtojë të shtunën

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *