Home / Sport / Murinjo: Drogba nuk po shkëlqen si më parë!

Murinjo: Drogba nuk po shkëlqen si më parë!

Zhoze Murinjo mendon se Didier Drogba nuk është më në nivelet më të larta dhe ka probleme fizike që ulin ndjeshëm rrezikshmërinë e tij. Këtë fakt ai ia ka pohuar Shota Arveladzes, trajnerit gjeorgjian të Kasimpasa, një mik i tij që në kohët kur ishte asistenti i Van Gal.

“Gallatasaraj do të jetë një kundërshtar i vështirë”, janë fjalët e vetme që mediat turke kanë arritur t’i shkëpusin trajnerit portugez gjatë vizitës së tij në Turqi për të ndjekur ndeshjen e kampionatit të skuadrës turke.
Por gazeta “Hurriyet” ka zbuluar nëpërmjet Arveladze, që ndoqi ndeshjen bashkë me të, mendimet e vërteta të trajnerit portugez.
“Gallatasaraj është shumë i fortë dhe ka shumë cilësi. Shnajder është më i miri, po kalon një formë të shkëlqyer, ashtu siç e njohim”, mësohet të kenë qenë fjalët e trajnerit portugez. “Drogba nuk po jep si më parë, nuk është në momentin më të mirë të mundshëm në aspektin fizik”, ishte komenti i portugezit që me sa duket ka zbuluar hallkën e dobët në skuadrën turke.
Por trajneri portugez ka një shqetësim më të madh sesa forma e futbollistëve kundërshtarë, pasi në Turqi ka mësuar se ndeshja e kthimit do të jetë një “ferr” për një nga futbollistët e tij më të mirë, Mesut Ozil, i cili shihet si tradhtar i kombit nga tifozeria turke. Ozil zgjodhi të luante për Gjermaninë pavarësisht kërkesave të Turqisë, pasi është gjerman i brezit të tretë. Por kjo u pa si tradhti nga tifozët dhe jo vetëm. “Ka zgjedhur vendin për të fituar më shumë para”, ishte kritika që bëri pak vite më parë Hamit Altintop, i cili ashtu si mesfushori i Realit ka lindur në Gelsenkirshen të Gjermanisë, por zgjodhi të luante për vendin e origjinës, Turqinë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *