Home / Sport / Murinjo injoron “El Clasico” të kampionatit

Murinjo injoron “El Clasico” të kampionatit

Real Madrid ka vendosur të injorojë thuajse plotësisht kampionatin dhe të përqendrojë të gjitha forcat në dy turnetë e tjerë ku merr pjesë, Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Mbretit. Për këtë arsye, Zhoze Murinjo po planifikon të injorojë “El Clasico” që luhet nesër, duke mos aktivizuar një pjesë të titullarëve, ku spikat sidomos mungesa e Kristiano Ronaldos.

Sipas gazetave sportive spanjolle, portugezi mendon më shumë për ndeshjen e mesjavës së ardhshme ndaj Mançester Junajtid e për këtë arsye do të kursejë energjitë e futbollistëve të tij kryesorë, meqenëse në kampionat nuk ka më shpresa për të arritur Barcelonën.
Ndaj lista e atyre që do të ulen në stol apo do të shohin “El Clasico” nga tribuna pritet të përfshijë përveç Kristiano Ronaldos edhe emra si Ozil, Ksabi Alonso, Varane e Higuain, ndërsa Khedira e Koentrao janë në dyshim deri në momentin e fundit.
Falë mungesës së titullarëve, Murinjo do të shohë gjendjen e zëvendësuesve, sidomos të Kaka e Benzema, të cilat janë alternativa të vlefshme që mund të hyjnë në punë për ndeshjen me Mançester Junajtid.
Nga ana tjetër, Barcelona pritet të paraqitet me forca të plota, duke tentuar që të ruajë nderin të paktën në kampionat ku deri tani ka dominuar plotësisht. Për të kaluar këtë situatë të vështirë, katalanasit duket se do të kthejnë në formacionin titullar David Vijan, duke parë se Aleksis Sançez po kalon një formë të dobët dhe nuk ka qenë vendimtar në ndeshjet ku është aktivizuar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *