Home / Sport / Murinjo ka akord me Perez për largimin në qershor!

Murinjo ka akord me Perez për largimin në qershor!

Gazetari i njohur sportiv spanjoll, Hose Ramon De La Morena, gjatë emisionit “El Larguero” të “Cadena SER”, ka deklaruar se ekziston një akord mes Florentino Perez dhe Zhoze Murinjo për largimin e këtij të fundit nga Real Madrid në qershor, pavarësisht asaj që do të fitojë apo jo në këtë sezon.

“Dua të qartësoj një lajm që përflitet prej kohësh, Murinjo ka një akord që ka firmosur në fillimin e janarit në bazë të të cilit nuk do të jetë më pjesë e Real Madrid në sezonin e ardhshëm pavarësisht asaj që do të ndodhë deri në fundin e sezonit aktual. Një gjë të tillë e di edhe presidenti i Real Madrid, ndonëse është logjike që kjo gjë as nuk do të pranohet e as do të publikohet”, deklaroi De La Morena.
“Kampionatit i mbeten edhe 11 javë, aq sa i mbeten edhe Zhoze Murinjos në drejtimin e Real Madrid. Kjo është arsyeja pse ai nuk po përgatit fazën stërvitore para-sezonale dhe klubi nuk ka folur me të rreth turneut në Kinë, pasi atij nuk i intereson një gjë e tillë, nuk i intereson skuadra e vitit të ardhshëm. Edhe ai e ka zgjedhur ekipin e vet, por për momentin po vazhdon në këtë klub, duke imponuar politikën e tij të komunikimit dhe nuk lejon askënd të japë intervista”, tha De La Morena.
“Edhe pas ndeshjes me Selta Vigon, i kërkuan të fliste për këtë temë dhe tha vetëm që i kishin mbetur edhe dy muaj e gjysmë ku do të bëhej siç donte ai”, përfundoi gazetari i njohur spanjoll.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *