Home / Sport / Murinjo: Më mirë sikur anglezët ta shanin Ronaldon!

Murinjo: Më mirë sikur anglezët ta shanin Ronaldon!

Zhoze Murinjo ka dhënë mendimet e tij para ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Mançester Junajtid, duke lëshuar një nga batutat e tij të zakonshme për të komentuar gjendjen e Kristiano Ronaldos para kësaj sfide të madhe të futbollit ndërkombëtar.

“Ai është mirë dhe besoj se do të jetë mirë edhe pse luhet në “Old Traford”. E njohin shumë mirë këtu dhe jam i sigurt se do të ketë një pritje fantastike për të, mëse të merituar për atë që ka dhënë këtu. Por mua personalisht do të më kishte pëlqyer që ndaj Kristianos anglezët të kishin thënë gjëra aspak të këndshme në vend të lajkave që i kanë bërë këto ditë”, ishte komenti i trajnerit duke lënë të kuptohet se kjo situatë mund të dëmtojë përgatitjen e portugezit për këtë sfidë kaq të rëndësishme.
“Unë pres një Mançester shumë mbrojtës kur topin e ka Real Madrid dhe shumë ofensiv kur janë ata që kanë topin. Por kështu do të kundërpërgjigjemi edhe ne. Duhet të tregohemi shumë të fortë në mbrojtje pasi edhe ata janë të fortë në aksionet ofensive”.
“Të dy skuadrat do të vijnë pas një serie pozitive në këtë ndeshje, por është e vështirë të parashikosh se kush do të fitojë. Mançester Junajtid dëshiron të fitojë gjithçka dhe e ka treguar në kampionat, ndërsa edhe ne jemi në formë të mirë. Ndaj e gjithë bota do të ndalet në orën e ndeshjes, e cila duket si finalja e vërtetë”, deklaroi trajneri i Real Madrid.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *