Home / Sport / Murinjo: Skuadra më e mirë humbi në “Old Traford”

Murinjo: Skuadra më e mirë humbi në “Old Traford”

Zhoze Murinjo ka pranuar se Mançester Junajtid kishte qenë superior ndaj skuadrës së tij dhe e kishte merituar më shumë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, edhe pse do të jenë madrilenët ata që shkojnë në fazën tjetër të turneut pas suksesit 2-1 në “Old Traford”.

Momenti vendimtar i ndeshjes ishte kur Luis Nani u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Mançester Junajtid me 10 lojtarë në fushën e lojës.
“Pavarësisht këtij vendimi, skuadra më e mirë u mund”, ishte pohimi i sinqertë i Murinjos në fundin e takimit. “Ne nuk luajtëm mirë, nuk e meritonim të fitonim, por futbolli është i tillë. Nuk dua të flas rreth vendimit për Nani, pasi nuk jam i sigurt për të. Por e përsëris që skuadra më e mire u mund në këtë ndeshje”, vijoi portugezi.
“E kuptoj Ferguson, ai është shpirtërisht siç isha unë dy vite më parë pas përjashtimit me karton të kuq të Pepe kundër Barcelonës. Më e keqja është se ai erdhi për një simulim ndërsa në këtë rast nuk është i tillë, pasi Arbeloa pësoi një kontakt të fortë. Por një karton i verdhë do të kishte mjaftuar”, ishte komenti i Murinjos rreth episodit të ndeshjes.
“Jam i lumtur për kualifikimin por prisja më shumë nga ekipi im. Nuk kemi bërë një ndeshje të mirë. Kemi luajtur mirë vetëm 15 minuta pas kartonit të kuq. Diego Lopez ishte lojtari më i mirë në fushë për ne. Kur portieri është lojtari më i mirë në fushë kur luan ndaj një ekipi me 10 futbollistë, do të thotë se nuk e ke kontrolluar siç duhet ndeshjen”, ishin kritikat e Murinjos ndal skuadrës së tij.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *