Home / Lajme / Maqedoni / Mustafa: Lugina nuk i shuan përpjekjet për bashkim me Kosovën (VIDEO)

Mustafa: Lugina nuk i shuan përpjekjet për bashkim me Kosovën (VIDEO)

31 Mars – Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të ndalin përpjekjet për t’u bashkuar me Kosovës, edhe pse në procesin aktual të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është përmendur kjo çështje.

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë për Telegrafin se mungesa e suksesit për Luginën në këto biseda nuk do të thotë se është “fundi i botës”.“Absolutisht temën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk e kanë përmendur as kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e as ai i Serbisë – Ivica Dacic. Nuk e di çka kanë biseduar brenda, por publikisht nuk ka kurrgjë”, ka thënë Mustafa.

Lideri shqiptar i Luginës së Preshevës vlerëson se ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe vendeve kryesore të BE-së, janë të interesuar për të çuar përpara çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke realizuar shkallën më të lartë të realizimit të të drejtave. Por, shqiptarët asnjëherë nuk do të kënaqen derisa të arrijnë bashkimin me Kosovën.

As Kosova nuk e kishte mbështetjen për republikë para 20 vjetësh. Përpjekjet për bashkim nuk do t’i drejtojmë me luftë, por do të shfrytëzojmë metodat e demokracive më të larta. Nuk është domosdoshmëri lufta për t’u çliruar në shekullin XXI”, ka thënë Mustafa.Sipas tij, bashkimi është misioni i çdo shqiptari, pa marrë parasysh a duan apo jo kryeministrat e dy vendeve, pasi që shqiptarët e kanë vënë verdiktin e tyre për bashkim në referendumin e vitit 1992.

RAGMI MUSTAFA: LUGINA NUK I SHUAN PËRPJEKJET PËR BASHKIM ME KOSOVËN ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *