Home / Sport / Napoli-Juventus mbyllet 1-1, distanca mbetet 6 pikë

Napoli-Juventus mbyllet 1-1, distanca mbetet 6 pikë

Napoli dhe Juventus kanë mbyllur në barazim 1-1 sfidën mes tyre, të vlefshme për javën e 27-të të Serisë A, duke lënë të pandryshuar diferencën prej 6 pikësh që ndan kampionët në fuqi të Italisë me napolitanët që janë ndjekësit më të afërt.

Në një ndeshje të shumëpritur në “San Paolo”, kanë qenë bardhezinjtë që kanë gjetur shumë shpejt golin me anë të Kielinit, që në minutën e 10-të, me një gjuajtje me kokë të mbrojtësit italian. Kjo bën që Napoli të rrezikoj shumë duke u hedhur në kërkim të barazimit, pasi lë hapësira në prapavijë, por bardhezinjtë nuk arrijnë t’i shfrytëzojnë rastet e krijuara, sidomos Vuçiniç që humb disa herë mundësinë për të dyfishuar rezultatin. Por në momentin më të mirë të Juventusit, vjen edhe goli i barazimit për Napolin, në minutën e 43-të, kur një gjuajtje nga jashtë zonës e Inler devijohet me kokë nga Bonuçi dhe përfundon në rrjetën e portës së Bufon.
Në pjesën e dytë është Napoli që krijon më shumë raste për të shënuar, ndërsa Juventusi preferon më shumë kundërsulmet dhe vertikalizimet e shpejta. Por asnjë nga skuadrat nuk arrin të gjejë të çarën e duhur për të shënuar golin e fitores në këtë sfidë dhe ndeshja mbyllet në barazimin 1-1 që lë gjithçka hapur në luftën për titullin kampion. Megjithatë, Juventusi duket se është larguar më i lumtur nga Napoli pasi nuk la pikë ndaj rivalit direkt dhe tashmë duhet të administrojë avantazhin që ka në renditje në 11 javët që e ndajnë nga titulli i dytë radhazi kampion.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *