Home / Lajme / Rajon / “Nata e Zjarreve” përmbyll Epopenë e UÇK-së

“Nata e Zjarreve” përmbyll Epopenë e UÇK-së

Mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare që nga orët e mesditës kanë shkuar në Prekaz, për të marrë pjesë në shënimin e këtij manifestimi, shkruan KP.

Me ndezjen e zjarreve në Prekaz ka nisur manifestimin “Nata e Zjarreve” në Prekaz, duke përmbyllur ditët e Epopesë së UÇK-së, kushtuar 15-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, të më shumë se 50 anëtarëve të familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare që nga orët e mesditës kanë shkuar në Prekaz, për të marrë pjesë në shënimin e këtij manifestimi, shkruan KP.

“Nata e Zjarreve”, që ka nisur sonte në ora 18.00, dhe po vazhdon në Prekaz, po shoqërohet me një program të pasur kulturor-artistik, shënon edhe fundin e manifestimit, i cili filloi më 5 mars. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *